Radar
Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi 60% të votave, ja kush kryeson në Prishtinë
Në Prishtinë, janë numëruar 62.61 për qind të votave deri më tani.
Sipas rezultateve të publikuara Përparim Rama i LDK-së ka 51.31 për qind të votave, ndërsa kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, ka fituar 48.69 për qind të votave.
Nga 25.104 votat e vlefshme në Prishtinë, 51.16 për qind të tyre i ka fituar kandidati i LDK-së, Përparim Rama. Ndërkaq 48.84 për qind të tyre i ka marrë Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje.
Deri më tash janë përpunuar 63.321 për qind të votave. Gjatë numërimit deritanishëm, Rama ka prirë vazhdimisht.