Kryesore
“Në Londër, ne, jo vetëm e tolerojmë njëri tjetrin; ne e respektojmë njëri tjetrin”.
Shoqëria britanike i jep të njëjta mundësi të gjithëve pavarësisht nga klasa shoqërore , besimi, shkollimi apo etnia.
Zgjedhjet për kryetar bashkie në Londër i fitoi Sadiq Khan, kandidati i Partisë Laburiste. Sadiq Khan është një nga tetë fëmijët e një emigrant pakistanez në Londër. Ai u rrit në një shtëpi sociale në jug të Londrës. Khan, një besimtar mysliman, e deklaroi haptazi besimin e tij dhe u votua nga 57 përqind e qytetarëve, në një qytet ku vetëm 10 përqind janë muslimanë. Fakti që ai zgjodhi të betohej mbi Kuran, është simboli i vlerave të një shoqërie të zhvilluar.
Rivali i tij ishte Zac Goldsmith, djali i një miliarderi britanik; një nga njerëzit më të pasur; kandidat i Partis Konservatore në pushtet të Kryeministrit David Kamerun.
Në shoqërinë britanike jo vetëm toleranca për besimin e prejardhjen vlen. por edhe respekti ndaj njëri – tjetrit është i rëndësishëm.
Ashtu siç u shpreh edhe vetë Kryebashkiaku Sadiq Khan, në fjalën e tij drejtuar qytetarëve të Londrës pas fitores:
“Në Londër, ne, jo vetëm e tolerojmë njëri tjetrin; ne e respektojmë njëri tjetrin”.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu