Radar
‘Mosmirënjohja është e neveritshme”/ Ylli Manjani “godet” Lulzim Bashën
Ylli Manjani, ish-ministër i LSI ka shenjëstruar kreun e PD-së në detyrë Lulzim Basha.
Sipas Manjanit edhe njëherë të vetme kur Basha fitoi, nuk ka ardhur nga zotësia e tij.
Por, në gjendjen ku ëhstë zhytur, shkruan Manjani në rrjete sociale është e kuptueshme nevoja për të gënjyer.
“Përveç të tjerëve (Saliut, Ilirit dhe pse jo Hysniut) bashkinë e Tiranës në 2011 Luli e mori me VAR (Vendimet e Arben Ristanit).
Në katandisjen mjerane ku ka rënë, është e kuptueshme nevoja për të gënjyer, por mosmirnjohja është e neveritshme!
Nejse, kohë e humbur ky njeri”, shkruan Manjani.