Lidhu me ne

Kritike

“Përputhen e lloqe politike”/ Gazetari ngre alarmin: Programe të degjeneruara

cna news aktualitet

Nga “Përputhen” e deri tek “lloqet politike” siç i quan ai, gazetari Mentor Kikia ka bërë një panormë të zymtë të asaj se çfarë transmetohet ditët e sotme në ekranet shqiptare.

Ai ngre pikëpyetjen nëse faji është i popullit që do vetëm programe “të degjeneruara” apo janë mësuar me këtë menu, ngaqë nuk u kanë vënë gjë tjetër përpara.

“As bukë, as ujë, vetëm “Përputhen” dhe lloqe politike 

(Ose një vështrim i trishtë mbi median shqiptare)

Episodi 1:Më telefonoi drejtuesja e një programi në një TV:-Vjen sonte në programin tim? -Për çfarë do të diskutohet? -Për çfarë? Për PD-në, për çfarë tjetër? -Po pse vetëm për PD-në, sot ishte protesta e fermerëve, interesante.-Nuk shikon njeri gjë tjetër veç politikës…

Episodi 2:Gjatë një debati në një emision, e ngrita tonin në komunikm me një koleg dhe gjatë pauzës së reklamave i kërkova ndjesë. Ndërhyn moderatori: -Ndjesë, po ca ndjese more por zihuni pak aty, s’na shikon njeri po nuk pati pak sherr.

Episodi 3:-Do të filloj një program të ri- më tha drejtuesi i një kanali televiziv. -Me çfarë tematike? – Ja mo me lloqe, nga këto thashetheme grashë? -Po pse nuk bëni ndonjë gjë më serioze, programe edukative për fëmijë, rininë, gjera sociale… -Ça serioze more, lloqe do ky milet e shikon ti se çfarë ndjekin apo jo?

Episodi 4 Në një program debatohet 1 orë e 30 minuta dhe mediat online referojnë të gjitha një diskutim: Shpërthen Filani kundër Fistekut: Ti je i shitur, të paguajnë të flasësh kështu. Në një tjetër program flitet 2 orë e gjysmë dhe mediat citojnë: Filani tha: Shqiptarët nuk janë të varfër, ata hanë vetëm pula, çdo ditë.

…Episodi N:Çdo ditë emisionet e mëngjesit mbushen me telefonues që japin mend se si duhet të bëhet Shqipëria dhe që shajnë mbarë e prapë njëri-tjetrin.Ka të paktën 35 programe të tilla në javë vetëm në TV-të e Tiranës. Shtoju dhe ato lokale dhe shumën gjejeni vetë.

Dini ju ndonjë program edukativ për fëmijët? Ndonjë program edukativ për rininë?Ndonjë program për problemet të shoqërisë, problemet sociale, mjedisit….Ka tek-tuk ndonjë program modest ekonomie…

Përse? Nuk “shesin” – thonë producentët, pra nuk i shikon njeri.Pra është faji i popullit që do vetëm programe “të degjeneruara” me “thasheme kurvash” dhe sherre politike? Pra, ky popull meriton qëverinë që ka, klasën politike që ka, por meriton edhe median që ka, apo jo? 

Unë dua ta shtroj për diskutim këtë çështje: Vërtet shqiptarët duan vetëm këtë lloj ushqimi mediatik dhe mediat i gatuajnë vazhdimisht të njëjtën gjë? Apo janë mësuar me këtë menu, ngaqë nuk u kanë vënë gjë tjetër përpara?”, shkruan Kikia në një status në rrjetin social Facebook.

Më tej gishtin e fajit, Kikia e ka ngritur edhe ndaj teleshikuesve, pasi janë ata që çdo lajmi me sherr i japin mijëra shikime në rrjet, “ndaj nëse shikuesi do çdo natë dozën e tij të çorbës, çorbë do ju gatuajnë”, shprehet ai.

“Unë nuk po tentoj të zbuloj vetëm realitetin e trishtë, mjerisht të trishtë, si në kampin e medias ashtu dhe në atë të konsumatorit të medias. Por dua të mësoj nëse kjo është vërtet kështu.

Unë jam duke punuar për të nxjerrë në transmetim një program. Dua të flas për problem që lidhen me shoqërinë, korrupsionin, edukimin e rinisë, mjedisin, shkollën, dhunën, (in)tolerancën fetare dhe jo vetëm ….

Por, a mund të jetë kjo një meny më e mirë?

Unë e di që shumë prej jush jeni të gatshëm ta sulmoni median, si shërbëtore të politikës. Por ama ju jeni ata që e ndiqni atë që ajo ofron. Jeni ju që çdo lajmi me sherr i jepni mijëra shikime në rrjet. Nëse shikuesi do çdo natë dozën e tij të çorbës, atëherë të jeni të sigurtë, çorbë do ju gatuajnë çdo natë”, shkruan Kikia.

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar16 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix16 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix16 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix17 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix17 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix17 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar17 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix18 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix18 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook