Gatime
Si ta presim qepën pa lotuar
Sy që djegin dhe lotojnë janë të zakonshëm kur presim qepën, për shkak të molekulave sulfurike të çliruara kur muret e qelizës së qepës janë thyer. Kjo është një mënyrë se si qepa “mbrohet” dhe na largon për të mos e dëmtuar. Ajo mbrohet kështu ndaj kafshëve të ndryshme (qepa është helmuese për macet dhe qentë). Por, përbërësit sulfurikë i japin qepës po ashtu edhe shijen e veçantë që na pëlqen. Megjithatë nuk është aspak e këndshme të qajmë ndërsa presim qepën. Më poshtë po iu tregojmë se si mund ta largoni këtë problem. Së pari, sigurohuni që thika juaj është e mprehtë dhe ndiqni këshillat…
1.Freskojeni qepën. Vendoseni atë në ngrirje ose në një tas me ujë me akull për të paktën 30 minuta apo në frigorifer për disa orë.
2. Pasi e prisni qepën në gjysmë, shpëlajini të dy anët e saj në ujë të ftohtë të rrjedhshëm për 1 minutë. Diçka e tillë do të largojë disa prej irritantëve.
3. Mbani një copë buke në gojë. Pse funksionon kjo gjë? Ju mund të thithni më pak avullin e qepës për aq kohë sa nuk mund të merrni frymë me gojë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu