Lidhu me ne

Letersi

TITUJ LIBRASH AUTOBIOGRAFIK / PESË LIBRAT MË TË MIRË AUTOBIOGRAFIK NGA ARTISTËT MË TË MËDHENJ NË BOTË

Sot, Radio KFOR-i do t’ju sjell disa nga kryeveprat autobiografike të shkruara nga artistë të njohur të cilët kanë ndarë me adhuruesit e tyre copëza të jetës së tyre, sfida, suksese, dështime dhe momente interesante. Librat autobiografik kryesisht sjellin edhe më afër emocionet dhe përjetimet e vërteta të njerëzve, duke e bërë këtë zhanër shumë të afërt me ne. Në botimet e shumta mund të gjeni autobiografi nga artistët më të mëdhenj në botë, për të mësuar më shumë rreth jetës së tyre prapa skenave.
Këto zhanre të librave të shkruar mbi jetën e artistëve me famë botërore, disa mund të jenë qesharakë, e disa të tjerë do të ju shokojnë nga detaje dhe fakte interesante, derisa disa prej tyre do të ju frymëzojnë dhe motivojnë drejt rrugës suaj të suksesit. Radio KFOR-i ka përzgjedhur pesë nga këta libra autobiografikë, të shkruar nga artistët më të mëdhenj në botë:

  1. Një nga librat autobiografik më të diskutuar të vitit 2010 ishte libri i titulluar ‘Rihanna’, nga fituesja e nëntë çmimeve Grammy, kantautorja, aktorja dhe filantropja Rihanna. Libri i saj autobiografik do t’ ju dërgojë në një udhëtim nga fëmijëria e saj në Barbados, e deri në turnet e saj në mbarë botën, nga momentet e një ikone të modës, deri në kohën private me miqtë dhe familjen e saj. Libri përmban fotografi intime të jetës së saj si artiste dhe momente interesante nga jeta e përditshme e këngëtares. Shumë nga imazhet që gjenden në këtë libër nuk janë publikuar kurrë më parë.
    Ky libër me format të madh përmban 504 faqe, me 1,050 imazhe me ngjyra dhe shumë shpesh ndodhë që kur të porosisni librin online, të jetë i nënshkruar nga vet këngëtarja dhe dedikuar specifik personit që e blen këtë libër. Autorja për librin e saj autobiografik është shprehur se “Është një pjesë e artit tim me të cilën jam shumë krenare”.
  2. Libri tjetër është një autobiografi mahnitëse e shkruar nga këngëtari, kantautori aktori dhe poeti amerikan Bob Dylan, i titulluar ‘Chronicles’, e botuar me 5 tetor të vitit 2004. Libri prej 304 faqesh, përfshin tre pika të zgjedhura nga karriera e gjatë e Dylan, vitet 1961, 1970 dhe 1989, që konsiderohen si vitet më të rëndësishme në karrierën e këngëtarit. Në këtë autobiografi autori sjellë sfidat, dështimet dhe rrugën e gjatë drejt suksesit të tij. Ai reflekton mbi jetën, njerëzit dhe vendet që influencuan artin dhe jetën e tij. Autori flet edhe për anët e errëta e të qenurit i famshëm, duke treguar se në shumë raste ai e urrente këtë gjë, pasi që nuk kishte besuar se do të behej aq i famshëm.
    Autobiografia e Bob Dylan, është cilësuar si një autobiografi e përmasave të mëdha, të shkruara ndonjëherë nga ndonjë këngëtar, ndonëse Dylan, është edhe fitues i çmimit ‘Nobel’ në letërsi në vitin 2016, i cili e pranoi këtë çmim pa prezencën e mediave. Libri i tij ‘Chronicle’, ishte për 19 javë në listën e librave më të shitur të New York Times, duke marrë kritika shumë pozitive nga shtëpi botuese dhe lexues të shumtë në gjithë botën.
  3. Nëse jeni fans i muzikës rock, nuk bën ta humbisni librin autobiografik të ikonës së muzikës rock, Bruse Springsteen, i titulluar ‘Born to Run’, i botuar në vitin 2016, që bazohet në emrin e albumit të tij të famshëm me të njëjtin titull. Libri ka 508 faqe dhe është shumë më tepër sesa kujtimet e një ylli legjendar të rock-ut. Ky është një libër për punëtorët dhe ëndërrimtarët, prindërit dhe fëmijët, të dashuruarit dhe vetmitarët, artistët, ose këdo që do të mësoj se si është të jetosh në botën e rockut. Kujtimet nga muzikanti ikonë amerikane, përqendrohen në familjen e tij, vitet e tij formuese, karrierën e tij muzikore dhe luftën e tij me depresionin. Ai po ashtu ndan detajet më intime nga përballjet e tij me dështimet por edhe suksesin e tij në botën muzikore. “Të shkruash për veten tënde është disi qesharake … Por në një projekt si ky, unë kam bërë një premtim, për t’i treguar lexuesit brendësinë e mendjes sime’,  ishte shprehur kështu autori i librit dhe njëherazi këngëtari me famë botërore, Bruse Springsteen.
    Ashtu si shumë nga këngët e tij “Thunder Road”, “Darkness on the Edge of Town”, “The River”, “Born in the USA”, e shumë këngë të tjera, autobiografia e Bruce Springsteen, është shkruar me mjeshtëri nga një kantautor i famshëm dhe me mençurinë e një njeriu që ka menduar thellë për përvojat e tij, duke i ndarë ato me fansat e tij.
  1. Një tjetër libër autobiografik që i ngjan më shumë një ditari, është libri ‘Journals’, një koleksion shkrimesh dhe vizatimesh nga këngëtari dhe kitaristi i ndjerë i grupit Nirvana, Kurt Cobain. Libri u botua në vitin 2003 derisa arriti në listën e librave më të shitur të New York Times, për shkak të popullaritetit të autorit por edhe që libri përmban shënime autentike të këngëtarit, letra që i kishte shkruar Cobain miqve dhe këngëtareve e po ashtu edhe vizatime.
    Cobain flet edhe për luftën e tij me depresionin dhe përballjen e tij me jetën në përgjithësi.
  1. Një tjetër libër që duhet ta keni në librarinë tuaj, apo një nga titujt më të ri që janë shtuar në listën e librave autobiografik të artistëve është edhe libri i artistes së madhe, këngëtares së muzikës pop soul dhe r&b, Alicia Keys. Ajo është fituese e 18 çmimeve Grammy, e cila me 31 maj, të vitit 2020, ka publikuar librin e saj të parë autobiografik të titulluar ‘More Myself: A journey’, libër ky të cilin e ka publikuar bashkë me shkrimtaren Michelle Burford. Libri ashtu edhe si titulli “Më shumë për veten, një udhëtim”, flet për udhëtimin e këngëtares gjatë tërë jetës së saj që nga fëmijëria ku tregon se ajo ishte rritur vetëm me nënën e saj dhe flet për përballjet dhe sfidat që kaluan ato bashkërisht. Ky libër fuqizon dhe ngrit rolin e gruas në shoqëri dhe gjatë leximit do të keni një udhëtim që do të ju bëjë më të fortë, të ju rris vetëbesimin dhe të ju jap kurajë për tu bërë ballë të gjitha situatave në jetë. Siç shkruan këngëtarja Keys, në libër: “Ju nuk duhet të krahasoni veten me askënd. Ju nuk duhet të përpiqeni të jeni si dikush tjetër. Qëllimi është që ju të bëni veten të lumtur, të mësoni më shumë për veten tuaj, që të jeni në gjendje të përcaktoni se kush jeni, çfarë ju pëlqen, çfarë doni, çfarë ju bën të ndjeheni mirë”.
    Në librin e saj, autorja Keys tregon për natyrën dhe lidhjen që ajo ka me njerëzit dhe misionin e saj në jetë, duke treguar se ajo nuk e ka parë veten asnjëherë ndryshe nga  të tjerët, duke besuar që misioni i saj është për të sjellë një energji, një dritë dhe një forcë shprese që na duhet dhe që kemi nevojë të gjithë.
Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar35 minuta më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore1 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet1 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske1 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar1 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix1 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix1 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar1 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike2 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix2 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook