Lidhu me ne

Letersi

Princi dhe magjistari.

john-fowles

PRINCI DHE MAGU

(Përkthim në mamierën e Mitrush Kutelit)

John Fowls

Na rronte dikurëzaj, more shokëni, një princ, i cili besonte çdo gjë përveç aso gjërash, të cilave nuk u besonte. Besonte ay, more shokëni, një princeshë, ay nuku u zinte besë ishujve e as nuku besonte në Zotynë. Babai i princit, mbreti, i thesh atij se, këso gjërash nuku bëjnë vaki mi dhe. Njëmend, në zotërimet e të atit nuku keshte as princeshë, as ishuj e as shënja e Zotynа; dhe princi, more shokëni, i zuri besë babait të vet. Por sesi njëditëzaj princi mori arratinë pe pallati dhe hop, u gjend në një tjatër vend. Nga ky vend i huaj bregdetar ay mund të shëkonte ku të donte ishujt, e në këto ishuj, dallonte ay ca krijesa të çuditshme, që të kallnin drithma në gjak dhe që të bënje të ndalnje frymën. Nësa princi po merrej me kërkimin e varkave, iu qas pranë një njeri i veshur me rroba mbrëmësore.
– Janë pe të vërteti këto ishuj? – pyeti princi.
– Ta pret mendja, pe të vërteti janë, – i tha njeriu me petka mbrëmjeje.
– Po këto krijesa të çuditshme, që të ngrijnë gjaknë, kush janë?
– Ato janë bash princeshat pe vërteti, o burazer.
– Atëherë edhe Zotynë duhet të ekzistonjë pe vërteti! – briti princi.
– Po unë Zoti jam, dora vetë, – i gjegj njeriu më rrobë mbrëmbjeje dhe iu përkul me temena.
Princi i ri ia theri me të katra, sa i hanin këmbët, drejt në shtëpi të vet.
– Kështu de, na u ktheve, – e përshëndeti i ati-mbret.
– Po, por kam parë ishujt, kam parë dhe priceshat dhe parë kam edhe Zotynë vetë, – iu gjegj me ton qortonjës princi.
Mbreti ia ktheu pa u turbulluar:
– Në fakt, nuk ekzistojnë ishujt, as princeshat dhe as Zoti.
– Po unë ata i pashë!
– Pa më thuaj, si ishte veshur Zoti?

– Ai qe veshur me rroba mbrëmjeje.
– A i kishte të përveshura vallë mëngët e xhaketës?
Princi ndërmendi që mëngët të përveshura i kishte. Mbreti buzëqeshi.
– Kjo është një rrobë e rëndomtë magu, të kanë gënjyer.
At’herë princi u kthye sërish në vendin e huaj, shkoi në po atë breg dhe takoi sërish njeriun me veshje mbrëmjesore.
– Mbreti, im atë, më tregoi se kush je ti, – shpalli princi tërë siklet. – Ju më kishit gënjyer herën e parë, por kësaj here nuku do t’ju ecë. Tani e di që këta s’janë ishuj pe vërteti dhe princesha pe vërteti, ngase ju vetë jeni veçse një mag.
Njeriu në breg buzëqeshi si përgjigje:
– Ti vetë je gënjyer, vogëlushi im. Në mbretërinë e zotit tët atë, ka ishuj e princesha pa hesap. Por yt atë të ka nënshtruar me magjepsjet e tij dhe ti nuk mund t’i shquash ata.
I menduar e gjithë dyshime, princi u kthye në shtëpi. Me të parë babanë, ia nguli vështrimin drejt në sy.
– Baba, njëmend ti s’je pe vërteti, por s’je tjetër përveçse një mag?
– Po biri im, jam veçse një mag.
– Domethënë, njeriu në bregdet ka qenë vetë Zoti?
– Njeriu në bregdet është një tjetër mag.
– Unë duhet ta mësonj të vërtetën, të vërtetën që fshihet pas magut!
– Pas magut nuku ka asnjë të Vërtetë, – shpalli mbreti.
Princi u trishtua pangushëllueshëm. Ay tha “Unë do vras veten!”. Me anë të magjisë, magu grishi vdekjen. Vdekja hyri në derë dhe me shenja, i tha princit t’i afrohej. Princi u drodh. Ndërmendi princeshat e bukura, por jo pe vërteti dhe ishujt jo pe vërteti, por të bukur.
– Si t’ia bëj hallit? – rënkoi ay. – Do ta duroj, do ta duroj këtë!
– Ja para, biri im, – i tha mbreti, – ja që dhe ti po fillon të bëhesh mag.

Përktheu: Agron TUFA

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 minuta më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix14 minuta më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix16 minuta më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix40 minuta më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix42 minuta më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix44 minuta më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix54 minuta më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Mix56 minuta më herët

Këto SHENJA Horoskopi e kanë suksesin të shkruar në yje

Dashi Dëshirues për të rrezikuar dhe për të arritur qëllimet, Dashi është gjithmonë i gatshëm të veprojë. Sunduar nga Marsi,...

Kryesore4 orë më herët

Gazetari i “The Guardian” i përmend fushatën në Shqipëri, LaCivita shpërthen në të qeshura

Manaxheri amerikan i fushatës së PD-së, Chris LaCivita, është shfaqur më në fund, ndonëse jo në Tiranë dhe jo në...

Radar2 ditë më herët

Çfarë ka eksportuar më shumë Shqipëria?

Irena Beqiraj Të dhënat tregojnë: – 1.2 milionë shqiptarë jetojnë tani jashtë vendit (ose 44%)– 70% e emigrantëve janë nën...

Facebook