Radar
Berisha ‘non grata’, Shkullaku: Vendimi politik, për t’ia bërë Ramës më të lehtë mandatin e tretë
Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, teksa u pyet nëse SHBA e ka për detyrë t’u shpjegojë shqiptarëve korrupsionin e Berishës, deklaroi se, logjikisht po të kishin fakte duhet t’i kishin bërë publike.
Ai sqaroi se, vendimi ka qenë politik dhe se ky vendim i ka ardhur në ndihmë Ramës për t’ia bërë më të lehtë mandatin e tretë kryeministrit.
“Logjikisht nëse do të kishin fakte, le t’i bënin publike. Ky është një vendim politik i nisur nga interesi i shqiptarëve për t’ia bërë rrugën më të lehtë Ramës për mandatin e tretë. Ne kemi shkruar, folur se çfarë ka bërë Berisha kur ka qenë kryeministër apo President. Kemi thënë se, Berisha ka bërë të mira dhe të këqija, por nuk kemi parë ndonjë reagim kaq të egër nga SHBA-të.
Ndihmë do të kisha vërtet nëse do shihja një shqetësim nga Shtetet e Bashkuara për korrupsionin, banditët që kanë kapur shtetit nga SHBA kjo do ishte ndihmë për ne. SHBA nuk ka pse të ketë frikë të drejtojë gishtin për ata që janë bërë problem për ecjen e Shqipërisë përpara, sepse këtë se pengon Berisha. Blinken nuk është se na ka hequr të keqen.
Ky është një veprim politik si të gjithë veprimet e fundit të diplomacisë amerikane që kanë qenë të njëanshme nuk e di pse por është tejkaluar masa. Kemi parë ambasadorët, kanë shprehur anëtarësi për një parti dhe një tjetër”, tha Shkullaku.