Kryesore
Kokalari: Në 2024 vijnë republikanët, do ja heqin “non grata” Berishës. Kongresmenët po i kërkojnë llogari Blinkenit
Aktivistja e njohur e cila ka dalë në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha ka deklaruar se kongresmenët po i kërkojnë llogari Blinkenit lidhur me shpalljen “non grata”.
Ajo tha për “Opinion” se mënyra se si po vepron DASH është cënimi më i madh i demokracisë amerikane, ndërsa shtoi se Sekretari Antony Blinken nuk iu është përgjigjur tre letrave të kongresmenëve.
“Kongresmenët po i kërkojnë llogari Blinkenit pse nuk jep prova. I janë dërguar tre letra deri tani dhe ai nuk përgjigjet. Ke Grenell që po merret me këtë punë se po përdorin Departamentin e Shtetit për gjëra që nuk duhet të përdoren. Mënyra se si vepron Departamenti i Shtetit është cenimi më i madh i demokracisë amerikane”, tha Kokalari.
Kjo e fundit parashikoi zhvillimet e mëtejshme politike, duke shprehur bindjen se Berisha do të bëhet kryetar i PD dhe në vitin 2024 do t’i hiqet vendimi “non grata”.
“Berisha bëhet kryetar i PD-së. Në 2024 shanset janë që një republikan të kthehet në Shtëpinë e Bardhë dhe do ja heqin “non grata” Berishës”, u shpreh Kokalari.