Lidhu me ne

Mix

Kuriozitete / 40 vite larg njerëzimit – 74 vjeçari që jeton pa ujë, pa drita e pa telefon


Për 40 vite, Ken Smith hoqi dorë nga jeta konvencionale dhe jetoi pa drita, dhe pa ujë të rrjedhshëm, në një kabinë që e ndërtoi vetë në një qoshe të largët të Skocisë.

“Eshtë një jetë e mirë, shumëkush thotë se dëshiron ta bëjë, po asnjëri nuk e merr guximin”, ka thënë Ken, për BBC në një dokumentar kushtuar tij.

Gazeta Mapo, e sjell këtë histori aspak të zakonshme.

Jo të gjithë bien dakort se ky stil jete, duke u ushqyer me peshk, duke u ngrohur me dru zjarri, dhe duke larë rrobat në një banjo të improvizuar jashtë, është idealja. Aq më tepër në moshën 74 vjeçare.

Ken është vendosur me kabinën e tij, të paktën 2 orë e gjysëm larg rrugës më të afërt.

Njihet si qoshja e vetmuar, thonë Ken. Ai shprehet se nuk ka rrugë, por njerëzit kanë jetuar aty përpara se rrugët të bëheshin.

Ken ka treguar se jeta e tij ndryshoi në mënyrë dramatike kur ishte 26 vjeç dhe një natë u dhunua në mënyrë brutale nga gangsterë rruge, pasi kishte dalë nga një lokal. Ai mezi i mbijetoi kësaj ngjarje. Mjekët nuk ishin optimistë.

Pasi e mori veten, vendosi që do të bënte çdo gjë sipas mënyrës së tij, pa u varur nga askush.

Dhe e nisi arratinë, duke bërë 22 mijë milje në Alaskë.

Kur u kthye në Angli, mori vesh që prindërit nuk jetonin më.

U vendos në këtë cep të Skocisë. Ai thotë se ka përshkuar rrugë pa fund, duke qarë, pasi mori vesh vdekjen e prindërve. Dhe vendosi të kërkojë për vendin më të izoluar të mundshëm.

Qindra milje mes asgjësë, dhe më në fund vendosi të qëndrojë, aty ku jeton prej 40 vitesh.

As telefon, as energji elektrike, as gaz, as ngrohje, asgjë.

Në fillim mbolli perime e çfarë mundi, por e kuptoi se ushqimi kryesor ishte peshku nga liqeni i vogël.

Pasi autorët e dokumentarit ranë në gjurmet e tij, vuajti disa javë një gjendje jo të mirë shëndetësore, dhe arriti të sinjalizojë me anë të një GPS që autorët e programit ja lanë.

Ai nuk ju bind mjekëve që i kërkuan t’i rikthehej jetes normale. Donte vetëm të shkonte në kabinën e tij larg njerëzve.

E megjithatë, pasi historia u mor vesh, vizitohet shpesh nga vullnetarë që i dërgojnë ushqim.

Pasi mori veten nga goditja në kokë, që i ndodhi nga një tra i kabinës, është zhvendosur sërish në qoshen e tij. “Do të qendroj këtu deri ditën e fundit, nuk jemi të përjetshëm”, thotë Ken.

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar19 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix19 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix19 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix19 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix19 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix19 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar20 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix20 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix20 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook