Radar
Rikthimi i tretë i doktorit: Do jem kryeministër me rezultate që do përmbysin edhe arritjet e “Berisha2”
Lideri historik demokrat, Sali Berisha dha një lajm që pakkush e priste publikisht. Ashtu sic vetëm doktori di të surprizojë e të flasë pa dorashka, nga konferenca e mbajtur sot në “Rogner” ai pohoi se përmes nismës së ndërmarë synon rikthimin e PD-së në pushtet dhe të tijin si kryeministër. “Kjo nisme historike ka synim vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri, fitoren e PD dhe rikthimin e Sali Berishës si kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë.”
Më tej Berish sqaroi edhe arsyet që e sollën këtë vendim, ndërsa nënvizoi se do panojë cilido qoftë vendimi i demokratëve.
“Unë do të pranoj çdo verdikt që japin demokratët në votën e tyre të përgjithshme. Por në këtë lëvizje, siç është e qartë si drita e diellit është fakti se ka një kërkesë masive për rikthimin e Sali Berishës, gjë të cilës nuk i rezistoj, por e pranoj si një detyrim. Por në çdo moment që demokratëve nuk u duket e arsyeshme, e pranoj verdiktin e tyre,” tha Berisha.
Ndërkaq ish-kryeministri bëri të ditur edhe hapat që do të ndiqen për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Ai deklaroi se 4200 është numri i firmave të mbledhura për thirrjen e Kuvendit Berisha tha se firmat do të dorëzohen sot në selinë e Partisë Demokratike, te zyra e kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka.
“Në Forumet e PD, për dramën e kësaj partie, i vetmi institucion apo forum brenda saj i konstituuar pas Kuvendit është Këshilli Kombëtar. Peng kryetari nuk ka mbledhur akoma Kryesinë e PD, sepse ai ka frikë tani, ka tmerr nga forumet, nga anëtarësia. Kurse Këshilli Kombëtar është forumi më i lartë pas Kuvendit Kombëtar i partisë dhe ai u konstituua, ka bërë një mbledhje. Pikërisht për këto arsye depozitohen pranë kryetarit të Këshillit Kombëtar. Por me garancinë e plotë se do të ruhet privatësia e të dhënave personale, pasi formularët këtu kanë jo vetëm gjeneralitetet, por kanë edhe numrin e kartës së anëtarësisë dhe të kartës së identitetit. Verifikimi i mandateve, sipas rregullit të çdo Kuvendi, bëhet dhe ju lutem ta fiksoni mirë, vetëm Kuvendi ka të drejtën statutore të verifikojë mandatin e zonjës apo zotërisë që ka firmosur formularin”.
Me sa duket ky rikthim i Berishës vjen jo vetem ne kuader te betejes se brendshme ne PD por edhe ne favor te synimit per postin e kryeministrin. Berisha 3 po vjen…