Radar
Berisha: Lulzim Basha nuk e ka merituar kurrë drejtimin e PD-së
Lulzim Basha nuk e ka merituar kurrë drejtimin e Partisë Demokratike. Ish-kryetari Berisha u shfaq i penduar në foltoren e radhës për pasardhësin e tij në krye të PD-së.
Është gabim i madh i jetës tim që i kërkova të japë dorëheqjen në 2017 dhe ai refuzoi. Natyrisht unë duhej të dilja dhe të shpëtonim partinë nga një njeri që nuk e meritoi kurrë drejtimin e saj.
Berisha tha se nisma që ka ndërmarrë nuk motivohet nga arsye personale.
Kjo nuk është nismë personale, ata që e mësojnë mashtrojnë veten e tyre. Unë u shpalla non grata nga DASH, por në atë ditë deklarova se kjo ishte vepër e Xhorxh Soros.