Radar
‘Foltorja’ e Pogradecit/ Kokalari: Kujdes nga Erion Veliaj, është më i rrezikshëm se Rama
E pranishme në ‘Foltoren’ e Pogradecit, aktivistja Evi Kokalari paralajmëroi shqiptarët të tregohen të kujdesshëm me kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Kokalari deklaroi se ai është individ i George Soros.
“Keni mendjen tek Erion Veliaj i cili është kokë e këmbë individ i George Soros. Edi Rama nesër pasnesër mund të iki, por Erion Veliaj mund të jetë më i rrezikshëm se Edi Rama dhe iu them të gjithëve ta keni parasysh dhe ta keni mendjen tek ai”, u shpreh Kokalari.