Mix
Puthja e Bora Zemanit me Donaldin, Vin Veli: Nuk e shoh fare Big Brother VIP
Ardvin Veli, i njohur edhe si DJ Vin Veli dhe gjithashtu ish-partneri i moderatores Bora Zemani ka qenë i ftuar në emsionin “E diell”.
Atij i janë drejtuar edhe disa pyetje pikante lidhur me Big Brother VIP e sidomos raportin romantik Bora-Donald. Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë kthyer në një nga çiftet më të përfolura të showbizit dhe ndaj ish-i dashuri me të cilin Bora ka edhe një djalë, Arborin është pyetur si e sheh raportin.
Vin Veli tha se nuk e ndjek programin pasi merret me gjëra të tjera dhe nuk ka kohë duke mos dashur ta komentojë fare raportin e ish-partneres.
“Jam i sigurt se ka njerëz që nuk janë të përfshirë 24 orë në atë që ndodh sepse merren me libra, merren me sport, merren me biznes.
Dhe njerëzit që janë të suksesshëm e përqendrojnë energjinë e tyre te gjërat që u duhen jo te gjërat që i rrethojnë. Ka një arsye dhe nuk është kaq e çuditshme që unë nuk ndjek një emision. Si unë ka edhe të tjerë”, tha ai.
Vin Veli ka treguar se edhe ai ka marrë ftesë për të qenë pjesë i këtij spektakli por që nuk ka pranuar sepse preferon gjëra më të bukura.
“Kisha dhe një ftesë dhe nuk kisha mundësi të isha pjesë e atij spektakli, “Big Brother VIP Albania”. Po mundohem të ndjek gjëra që janë më happy, më të bukura”, shpjegoi Vin Veli.