Sport
11 kuriozitete interesante për Lionel Messi
Lionel Messi tashmë cilësohet si lojtari më i mirë në botë. Messi është fituesi i 5 topave të artë dhe tashmë edhe një ikonë e klubit spanjoll të Barcelonës. Më poshtë do të lexoni disa fakte interesante për argjentinasin.
Kontrata e parë e Messit me Barcelonën ishte në një kartopicetë. Agjenti i Barcelonës, Carles Rexach ishte aq shumë i impresionuar nga Lionel Messi kur po e shikonte për herë të parë të luante saqë nuk i pritej të firomoste me të dhe për momentin nuk i gjendej ndonjë letër. Kështu ai nxorri një kartopicetë dhe Messi firmosi aty kontratën e tij të parë.
Messi ka lindur më 24 qershor 1987 në Rosario, Argjentinë. Messi dhe revolucionari Che Guevera ndajnë muajin e lindjes dhe vendlindjen së bashku.
Messi kur ishte i vogël ka patur probleme me shëndetin. Ai ka patur mungesë hormonesh të cilat e pengonin të rritej sit ë gjithë fëmijët e tjerë. Prindërit e tij nuk përballonin dot mjekimet të cilat kushtonin 900 dollarë në muaj, kështu Barcelona doli garant dhe i pagoi Messit mjekimet.
Messi ka fituar një medalje ari në lojërat Olimpike të vitit 2008 me kombëtaren e tij.
Messi është ambasador tek UNICEF.
Messi ka dy pashaporta, të Spanjës dhe Argjentinës. Dikur ai është thirrur nga kombëtarja spanjolle gjë që të cilën ai e ka refuzuar.
Në vitin 2012 Messi u bë golashënuesi më i mirë i historisë së Barcelonës.
Lionel Messi ka rekordin e golashënuesit dhe asistuesit më të mirë të historisë së “El Clasio”.
Messi ka thyer rekordin e Gerd Muller për gola të shënuar në një vit kalendarik.
Në vitin 2005 pas vetëm 47 sekondash lojë në debutimin e tij me Argjentinën ai merr kartonin e kuq.
Golashënuesi më i mirë i Argjentinës.