Radar
Bushati nxjerr blof Bashën: Shfaqjet me kongresmenë amerikanë sharlatanizëm, erdhën të shohin afganët
Takimi i kreut të PD Lulzim Basha me disa kongresmenë amerikanë, për analistin Andi Bushati është një shfaqje e ulët sharlatanizmi që i serviret publikut.
I ftuar në emisionin ‘Shock’ në Euronews Albania, Bushati tha se ky është një teatër i luajtur më parë edhe nga të gjithë liderët kryesorë të politikës, që nga Berisha e deri tek Rama, të cilët shesin mbështetjen e disa individëve, si mbështetje të SHBA-ve.
“Fotoja që po i serviret publikut është sharlatanizëm. Ata në foto nuk kanë asnjë gjë në dorë. Ai (Basha) ka të drejtë të kapë rojën e ambasadës amerikane dhe t’i flasë për zgjedhjet e vjedhura. Por këtu manipulimi është që duket sikur Amerika po mbështet Bashën. Basha dha konferencë shtypi 12 minuta se çfarë kishte folur me kongresmenët, që në fakt kanë ardhur të shohin afganët”, tha Bushati.