Gatime
Rukola/ Arsyet pse duhet të konsumoni çdo ditë
Rukola, hithra dhe lulerradhiqja janë tre barishte fantastike për shëndetin, të cilat veç shijes së hidhur kanë të përbashkët edhe shumë vlera të tjera. Të treja këto barishte të egra pastrojnë gjakun, ulin tensionin e gjakut, parandalojnë aneminë dhe ulin kolesterolin. Ato përmirësojnë tretjen dhe ndihmojnë në rënien në peshë. Për më tepër, këto barishte njihen si aleate të shëndetit të mëlçisë sepse e detoksifikojnë atë dhe përmirësojnë funksionet e saj.
Në vecanti Rukola, ajo është një burim i pasur me vitaminë A, fibër, vitaminë C, vitaminë K, folat, hekur, kalcium, fosfor, magnez, mangan dhe kalium. Shqiptarët e kanë kultivuar rukolën pas viteve 90’, ndërkohë që të gjitha vendet e tjera të Mesdheut kanë shfrytëzuar vlerat e saj shumë më herët.
Rukolën, e gjejmë me dy lloje, ajo me gjethe të vogla dhe me gjethe të mëdha. Por vlerat i kanë të njëjta, pavarësisht formës së gjetheve. Nëse do të krahasonim rukolën me sallatën jeshile, ajo përmban tetë herë më shumë kalcium dhe katër herë më shumë hekur sa e njëjta sasi me sallatë jeshile. Rukola përmban gjithashtu pesë herë më shumë vitaminë A, vitaminë C dhe vitaminë K.