Mix
Disa perfitime qe kemi nga uji i detit
Disa perfitime qe kemi nga uji i detit
Lista e përfitimeve shëndetësore nga uji i detit është thuajse e pafundme. Uji detit e stimulon trurin tonë, duke promovuar një ndjenjë mirëqenieje. Nëse jetoni afër detit apo e vizitoni shpesh, do të jeni në gjendje të vini re ndjenjën e qetësisë dhe të çlodhjes që ju pushton kur ndodheni pranë tij.
Por përveçse ul nivelin e stresit dhe ju çlodh, uji i detit ka dhe disa përfitime të tjera si:
- Ju pastron lëkurën
Kripa dhe mineralet që gjenden në ujin e detit, në bashkëpunim me rrezet e diellit bëjnë që lëkura juaj të rigjenerohet. Si rezultat semundja lupus, aknet dhe ulçera janë disa nga sëmundjet e lëkurës që uji i detit i kuron në mënyrë efektive.
- Forcon sistemin tuaj imunitar
Pas një noti në ujin e kripur të detit, numri i qelizave të kuqe të gjakut rritet me rreth 20%. Me rritjen e numrit të qelizave të kuqe edhe qelizat e bardha të gjakut fillojnë të ndjekin ritmin e tyre të shumimit, gjë që e forcon ndjeshëm sistemin tuaj imunitar. Për këtë arsye noti në det është fantastik për njerëzit me një sistem të dobët imunitar dhe që vuajnë nga anemia apo diabeti.
- Uji i detit ngadalëson zhvillimin e reumatizmës.
Noti në ujin e detit i kombinuar dhe me ushtrime të tjera fizike është një terapi e shkëlqyer për të trajtuar dhimbjen e muskujve dhe të kockave.
- Uji i detit përmirëson frymëmarrjen
Njerëzit që vuajnë nga astma, kolla apo probleme të tjera në rrugët e frymëmarrjes duhet të shkojnë në plazh e të bëjnë një banjë një ujërat kurative të detit. Uji i kripur do të ndihmojë me eleminimin e toksinave dhe sekrecioneve të cilat bllokojnë rrugët e frymëmarrjes.
- Uji i detit ndihmon në luftimin e sëmundjeve të mëlçisë dhe veshkave
Uji i detit përshpejton rigjenerimin e qelizave të dëmtuara nga sëmundjet e mëlçisë, gjithashtu ai ndihmon në eleminimin e ujit të tepërt që depozitohet në zonën abdominale duke parandaluar kështu edhe problemet me veshkat.