Lidhu me ne

Mix

Sa më shumë antibiotikë, aq më të rrezikuar nga kanceri i zorrës së trashë

Sa më shumë antibiotikë, aq më të rrezikuar nga kanceri i zorrës së trashë

Një tjetër arsye e re për t’i përdorur antibiotikët me kujdes, vjen nga një studim i kryer mbi mijëra të dhëna mjekësore që tregon një lidhje të mundshme mes përdorimit pa kriter të antibiotikëve dhe kancerit të zorrës së trashë.


Sondazhi me 11 milionë pacientë

Disa studime në të kaluarën kanë shoqëruar një rrezik të rritur të kancerit kolorektal me përdorimin e antibiotikëve oralë. Për të studiuar këtë marrëdhënie, shkencëtarët në Qendrën e Kancerit të Johns Hopkins Kimmel kanë bërë një analizë të plotë të të dhënave të marra nga Clinal Practice Research Datalink (CPRD), një nga bazat e të dhënave më të mëdha në botë që përmban të dhëna elektronike mjekësore të mbi 11 milion pacientëve britanikë, përfshirë informacionin mbi ilaçet pa recetë.

Sipas studimit të tyre, do të dalë që marrja e një kure të vetme të antibiotikëve nga familja e penicilinës (ekuivalente me një përdorim prej rreth 15-30 ditë) mund të rrisë, qoftë edhe pak, rrezikun e zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë dhjetë vjet më vonë. Rezultatet e studimit nxorën në pah nevojën për një përdorim shumë të kujdesshëm të kësaj kategorie të barnave.

Më shumë rreziqe nga antibiotikët

Të dhënat demonstrojnë rëndësinë e vlerësimit terapeutik në përdorimin e antibiotikëve të cilët, duke vepruar në mikrobiomën në zorrë, ndryshojnë përbërjen normale të florës duke shkaktuar një çekuilibër që, në planin afatgjatë, mund të jetë një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e tumorit të zorrës së trashë. Por jo vetëm kaq: nëse përdoren në mënyrë jo të duhur, këto molekula, veçanërisht ato me spektër të gjerë, mund të gjenerojnë rezistencë ndaj antibiotikëve. Dhe kur këto të fundit nuk funksionojnë më, në të ardhmen do të rrezikoni terapi dhe procedurat siç janë kirurgjia ose kimioterapia.

Përdorni antibiotikët për një kohë sa më të shkurtër të jetë e mundur, duke përdorur antibiotikë sa më specifikë, sesa ata me spektër të gjerë.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook