Mix
Njerëzit pyesin, kush janë aktorët e $NOB ?
Në një komunikim me ndjekësit në faqen zyrtare të $NOB , @snob_tvseries, aktorët e serialit iu përgjigjen disa prej pyetjeve që bënë njerëzit kureshtarë për të ditur më shumë detaje.
Elios Shuli dhe Ketjona Pecnikaj janë aktorët e radhës që zbuluan se si janë personazhet e tyre, sa ngjajnë në jetën reale me ta dhe mbi të gjitha: ç’do të ndodhë me ta në serial?
Elios, student aktrimi, luan rolin e Joanit.
Dy fjalë për personazhin:Të qënurit “nipi i oligarkut” në vend ta ketë ndihmuar, duket se vetëm i ka sjellë probleme Joanit. Vajzat e duan për atë që ka dhe jo atë që është, ai nuk është mik i ngushtë i askujt, jeton nën hijen e çunit të xhaxhait, që është më popullor se ai dhe përfundon padrejtësisht në telashe, vetëm sepse ai nuk bën dot rezistencë, nga frika se mos humb statusin që ka.
Disa prej pyetjeve të ndjekësve në Instagram për Eliosin.
1. Ke ngjashmëri me Joanin?
“Kam shumë ngjashmëri me të, ashtu siç kam edhe shumë ndryshime. Si unë ashtu dhe Joani nëse jemi në botën tonë, nuk na duhet farë nëse jashtë bie asteroid apo ndonjë cunam.”
2. Nëse s’do ishe Joani cili do ishe?
“Në fakt unë kam dhënë audicione si për Endin si për Joanin, por mesa duket Joani ishte shkëndija e parë. Edhe pse në fillim Endi (një tjetër personazh) më pëlqente për natyrën misterioze, Joani ishte dashuria ime.”
3. Cili ka qenë momenti më i vështirë gjatë xhirimeve?
“Duke qenë se unë jam pak natyrë e mbushur, pantallonat m’u grisën! U detyruan të xhirojmë ashtu, duke e kamufluar të grisurën.”
4. Me kë nga personazhet ke marrëdhënie më të ngushtë?
“Ok, po ju them ca sekrete. Së pari Joani dhe Bojkeni jam kushërinj të parë, djem xhaxhallarësh. Së dyti personazhi im më i afërt është…Më vjen keq, duhet të shihni serialin (qesh).”
Ketjona Pecnikaj në rolin e Tesës
Dy fjalë mbi personazhin: Tesa është rritur duke kuptuar se puna e ndershme nuk ta bën detyrimisht gjumin e qetë. E goditur nga dy tragjedi (Vdekja e të atit dhe vrasja e vëllait) ajo çfarë Tesa do është të kujdeset për njerëzit që ajo do më shumë, nënën, gjyshen dhe të dashurin e saj, por në emër të kësaj përkujdesjeje, ajo e përfshin veten në aventura që i rrezikojnë jetën dhe ëndrrat.
Disa nga pyetjet e ndjekësve për Ketjonën:
1. Çfarë të pëlqen më shumë tek Tesa?
“Tek Tesa më pëlqejnë dy gjëra që janë thelbësore. Sakrificat që bën për të afërmit e saj dhe dashuria për personin e zemrës.”
2. Sa sfidues ka qenë ky personazh për ty?
“Ka qenë shumë sepse Tesa më ka njohur me disa sfida që s’i kisha njohur në jetën time.”
3. A ka ndonjë lidhje Tesa me ty?
“Kam jetuar shumë kohë me personazhin dhe kam zbuluar që Tesa ka shumë lidhje me mua. Janë dy-tre gjëra që s’kanë lidhje me mua, por jemi të ngjashme.”
4. A do të doje të kishe një personazh tjetër aty?
“Të them të drejtën s’e kam menduar kurrë. Duke i bërë një analizë personazheve të tjera, nuk besoj se do të doja dikë tjetër veç Tesës.”
5. Sa kohë t’u desh të përshtateshe?
“Ka qenë proces i gjatë. Gjëja që me pëlqen më shumë tek ajo është që i hap vetes shumë telashe për të ndihmuar njerëzit që do. Ka shumë pengesa rrugës, por ja del.”
Rrëfime ekskluzive të disa prej aktorëve të $NOB
Kanë mbetur vetëm 6 ditë nga momenti kur $NOB do të nis transmetimin në ekranin e Top Channel. Gjatë kësaj kohe, disa detaje interesante janë mësuar dhe të tjera gjëra ekskluzive do të zbulohen në ditët në vazhdim. Në dokumentarin e shfaqur gjatë ceremonisë madhështore të premierës së $NOB pak ditë më parë, një pjesë e kastit treguan se si e kanë perceptuar skenarin dhe për herë të parë, ndanë përvojën e tyre gjatë xhirimeve të serialit.MOMENTE TË SHKËPUTURA NGA DOKUMENTARI/ NË FOTO: KETJONA PECNIKAJ
$NOB, një dramë e kohëve moderne, shkruar nga krijuesja Dalina Buzi, trajton hendekun e thellë të të pasurve dhe të varfërve. “Një histori e ditëve të sotme” e përmblodhi aktorja protagoniste Ketjona Pecnikaj (Tesa), ndërsa për Todi Kasemin (Franci) historia lidhet me disa “të rinj të shtresave të ndryshme shoqërore që një ditë fati dhe nevoja i bën bashkë.”MOMENTE TË SHKËPUTURA NGA DOKUMENTARI/ NË FOTO: TODI KASEMI
Këta të rinj, “gjatë rrugës kuptojnë se pavarësisht gjendjes ekonomike, më shumë janë të njëjtë sesa të ndryshmëm” shtoi Olta Beqiri (Kristela).MOMENTE TË SHKËPUTURA NGA DOKUMENTARI/ NË FOTO: OLTA BEQIRI
Brarend Akçiu (Bojken) shtoi se këta të rinjtë “arrin një moshë që kanë nevojë për pavarësi dhe identifikim dhe lind dëshira për të krijuar emrin tënd”.MOMENTE TË SHKËPUTURA NGA DOKUMENTARI/ NË FOTO: BRAREND AKÇIU
Altea Lazaj u shpreh se“historia nuk është kaq e thjeshtë. Personazhet vijnë me bagazhet e tyre, me familjet dhe jetën që kanë pasur”, sepse siç Gent Disha (Alban) tha, “familjet më shumë kanë dëmtuar sesa kanë mbrojtur fëmijët.”MOMENTE TË SHKËPUTURA NGA DOKUMENTARI/ NË FOTO: ALTEA LAZAJMOMENTE TË SHKËPUTURA NGA DOKUMENTARI/ NË FOTO: GENT DISHA
Për Megli Haskaj (Xhesika) “në thelb është një thirrje për vëmendje ndaj këtij brezi, që nga një anë nuk e di se çfarë do dhe nga ana tjetër ende kërkon që të marrë vëmendje nga njerëz të tjerë.”MOMENTE TË SHKËPUTURA NGA DOKUMENTARI/ NË FOTO: MEGLI HASKAJ
Gjatë dokumentarit, rëndësi iu kushtua përvojës së aktorëve gjatë xhirimet të serialit, qofshit këta aktorët e rinj që do të sjellin një frymë të re në kinemanë shqiptare apo edhe aktorë të njohur të teatrit, filmit shqip apo seriale në Netflix.MOMENTE TË SHKËPUTURA NGA DOKUMENTARI/ NË FOTO: ELIOS SHULI
“Në çdo pjesë, $NOB realisht më ka mësuar se çfarë do të thotë të jesh një familje, çfarë do të thotë ta duash një produksion. Do të thotë të njohësh njerëz profesionistë, të trajtohesh si jashtë shtetit [qesh],” tha Elios Shuli (Joani).MOMENTE TË SHKËPUTURA NGA DOKUMENTARI/ NË FOTO: IVA ÇUNI
Iva Çuni (Ines) u shpreh se i pëlqeu çdo detaj i personazhit dhe gjeti veten. “Nuk e di, e dashurova dhe kishte një lidhje shumë të fortë me mua. E gjej veten shumë tek ajo.”MOMENTE TË SHKËPUTURA NGA DOKUMENTARI/ NË FOTO: DRITAN KASTRATI
Dritan Kastrati, një aktor jo shumë i njohur për Shqipërinë, por me një eksperiencë të gjatë aktrimi në Britaninë e Madhe i cili ka përfunduar një serial në Netflix, theksoi se $NOB nuk ka pasur asnjë ndryshim me serialet e huaja.
“Nuk ka pasur asnjë diferencë nga jashtë vendit dhe këtu. E vetmja gjë që më ka kënaqur mua është se flasim shqip dhe [kjo gjë] dhe më ka dhënë një dashuri. Nuk ka asnjë diferencë. E kam gjendur veten time shumë mirë, sepse skenari është i shkruar shumë mirë, është i menduar shumë mirë prej Dalinës kur e ka shkruar.”
MOMENTE TË SHKËPUTURA NGA DOKUMENTARI/ NË FOTO: INDRIT ÇOBANI
Për Indrit Çobanin, një prej aktorëve më të mirë të brezit të tij, kryesisht i njohur me role protagoniste në Teatrin Kombëtar, $NOB shënoi eksperiencën e parë në serial.
“Çdo personazh është një galeri pafund, është një rizbulim që aktori i bën vetes, sepse personazhet të detyrojnë që të jesh në rrethana të caktuara, në kohë të caktuara, në hapësira të caktuara dhe ti duhet të qëndrosh brenda tyre. kështu që jeta reale nuk të jep këtë mundësi që të lëvizësh në këto segmente, është fantastike që personazhet ta japin dhe ti gjithmonë zbulon vetveten. Të them të drejtën e kam shijuar sepse është eksperienca ime e parë në serial.”
MOMENTE TË SHKËPUTURA NGA DOKUMENTARI/ NË FOTO: AGRON SHALA
Aktori Agron Shala, që së fundmi ishte pjesë e kastit të serialit “Rrushe”, e cilësoi $NOB “një përvojë jo të zakonshme pune me një ekip fantastik dhe me gjithçka që e rrethon këtë punë që kemi bërë. Është e habitshme dhe një ndjenjë e veçantë sesi komunikohet me kolegët përmes artit.”MOMENTE TË SHKËPUTURA NGA DOKUMENTARI/ NË FOTO: ENI JANI
Në rrëfimet e tyre, aktorët përmendin dhe vlerësojnë vazhdimisht skenarin premtues. Eni Jani, një emër i paharruar për të gjithë adhuruesit e serialit “Njerëz dhe Fate”, tha: “Kur kam lexuar skenarin në fillim më është dukur shumë premtues dhe jam shumë e lumtur që kam punuar me një staf kaq ambicioz për të bërë një serial që i takon të jetë një serial në ditët e sotme.”MOMENTE TË SHKËPUTURA NGA DOKUMENTARI/ NË FOTO: VIOLETA BANUSHI (TREBICKA)
Aktorja e njohur dhe pedagogia e Akademisë së Arteve, Violeta Banushi (Trebicka) përmendi: “Kur më bëri Dalina propozimin, më tha pak a shumë skenarin, më ngacmoi. ‘Më pëlqeka shumë,’ i thashë sepse është një rol ku ti ke mundësinë që të japësh nga vetja.”MOMENTE TË SHKËPUTURA NGA DOKUMENTARI/ NË FOTO: ALEX SEITAJ
Për Alex Seitajn, aktorin e njohur të kinemasë dhe skenës së “Portokallisë”, rëndësi kishte fryma e ekipit.
“Është e vështirë të bësh sete ku çdo gjë shkon ok, ku ka një harmoni midis të gjithëve dhe për fat të mirë në setin e $NOB çdo gjë ishte pozitive dhe nuk kishte këto dramat tipike nëpër filma dhe seriale dhe të gjithë ishim të predispozuar që çdo gjë të dilte sa më mirë, të bëhej sa më lehtë dhe rezultati të ishte sa më i pëlqyeshëm.”