Lidhu me ne

Kioske

Djali i Baton Haxhiut godet Ben Blushin dhe Top Channel: Bëjnë çdo gjë për klikime

Djali i Baton Haxhiut godet Ben Blushin dhe Top Channel: Bëjnë çdo gjë për klikime

Djali i Baton Haxhiut godet Ben Blushin dhe Top Channel: Bëjnë çdo gjë për klikime

Andi Haxhiu, djali i Baton Haxhiut ka goditur televizionin kombëtar Top Channel dhe drejtorin e Informacionit Ben Blushit për emisionin “Përputhen”.

Haxhiu në një postim në rrjetet sociale shkruan se emisioni i dha zë një dhunuesi dhe linçoi viktimën (pjesëmarrse në emision).

Ai thekson për klikime u lejua linçimi i një vajze duke fajësuar direkt Blushin dhe televizionin.

Haxhiu përveç se në Facebook nëpërmjet një shkrimi të gjatë e ka sulmuar Blushin dhe Top Channel edhe në Tëitter duke shkruar:“pas “Perputhen” të mbrëmjes së sotme, Top Channel meriton të paditet për shpifje të personazheve dhe për nxitje të ngacmimeve, sulmeve dhe shantazheve. Kjo është krejtësisht e turpshme. E turpshme! Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë”.

Postimi i plotë në Facebook:

Para pesë milion shqiptarëve, Arjan Konomi, e justifikoi dhunimin dhe e fajësoi viktimën.

Edhe nëse i merr pesëdhjetë milion euro në ditë prej këtij emisioni, Top Channel duhet me e mbyll këtë emision dhe me e suspendu përjetësisht.

Sonte, përpos kësaj, edhe emisioni u “inkriminua” duke i dhënë platformë për publikimin e audio-inqizimeve te një dhunuesi qe i kishte bere ato inqizime pa konsentin e personit te inqizuar. Pra, thënë ne gjuhen juridike, kishte kryer vepër penale.

Turp për Top Channel.

Turp për udhëheqësen e emisionit, Bora Zemanin, qe lejoi qe kjo situate te vinte nje grua tjeter si tabele qitjeje për afërsisht një qind e njëzet minuta.

Edhe me turp per paftyresine e injorantit qe mveshet me petkun e opinionistit, Arjan Konomit, qe sot sillej si viktime per te lincuar nje vajzë qe qartazi dukej pre’ e presionit psikologjik.

Turp per kete casje prej “clickbait” te Olsa Mahmutit qe e vendosi në gërshërë morale atë vajzë per ta fundosur dhe lincuar para pesë milion shqiptarëve.

Turp per dhënien e nje platformeje per një dhunues dhe shantazhues qe justifikon gjithçka ne emer te “dashurisë” – dashuri kjo qe eshte ne kufinjë te sociopatisë.

Turp për Ben Blushin, ish-politikanin e ‘ndërgjegjshëm’, shkrimtarin e ‘madh’, dhe drejtorin e tanishëm informacionit te Top Channel qe sot lejoi sakrifikimin dhe linçimin e një vajze për pak më shume klikime. Krejt kjo me kujton atë fjalimin e bukur te Ramës ne parlamentin shqiptar kur i thoshte Ben Blushit: “Blush, ti vdes per pak minister.” Une po i them se mediumi qe Blushi udheheq “ekzekutoi” dikë ne publik per “pak klikim dhe sponzorë.” Pra, Blush, “ti vdes per pak klikime.”

Ky emision, deri sonte, ka qene shperfaqje e nje kulture te ultë komunikimi mes njerzish ne Shqiperi e Kosove. Nje fabrikim televiziv per hir te spektaklit ditor. Nje eksperiment sociologjik pa sociologë e psikolog. Nje arene opinionesh nga gjysem te ditur qe sillen si mendimtarë.

Nga sonte, Perputhen eshte edhe ne mbeshtetje te dhunuesve, shantazhuesve, dhe te gjithe atyre qe inqizojnë dhe perndjekin njerzit pa fijen e respektit per privacinë e tyre. Perputhen eshte nje arenë turpi qe sot “poshterroi” nje vajze dhe duke e dekurajuar paralelisht secilen viktimte te dhunes ne familje te raportojnë ne polici. Kjo sepse para pesë milion shqiptaresh, prape fajesohej viktima e jo dhunuesi. Frika e viktimes nuk merrej parasysh. As dhuna ndaj saj. Por lejohej nje i pafytyre te i jepte drejtim narracionit duke pranuar publikisht se “per dashurine” kishe bere gjithcka – edhe kishte inqizuar pa miratimin e viktimes duke kryer veper penale. Ketu fillon dhe mbaron gjithcka, edhe pse, paradoksalisht, lindin edhe shume pyetje.

Por vetëm një ka rëndësi, e ajo u drejtohet shume personave:

Për Blushin qe sillet si intelektual i kahmotshem qe vdes per pak më shumë ‘dicka’; per Konomin qe iluminon dynjanë mediatike me opinionet e tij te (pa)vlefshme; per Zemanin qe s’kishte kurrefar kurrizi pergjate ketij emisioni; dhe, per produksionin e Perputhen qe s’ruan asnje fije integritetin e karaktereve te saj:

Pra, ne krejt cmenduri, si ishte e mundur qe veq znj Mihrije Braha e vendosi veten ne pozicionin e asaj vajze dhe foli per raportin traumatik qe ajo kishte dhe eshte duke e kaluar. Hëngerinte me buzen ne gaz vend e pa vend, por te pakten nuk linconte si dhe sa ju.

Une nuk e di se si mundet me i leju ndergjegja keta njerz me flejt pas ketij lincimi te nje vajze te re, e cila edhe nese ka  mashtruar ne te vertete, s’do duhej te hidhej me gurë pergjate “gjyqit” te saj moral e publik. Krejt kjo epizode e Perputhen dukej si ato “gjuetitë e shtrigave” te shekullit 18-të ku njerzit mblidheshin per ta sulmuar nje vajzë te pafuqishme qe me litarin perreth qafes s’kishte as se si te mbrohej e as nga te shkonte. Fundi i dihej. Por, poshterrimi nga publiku ishte i nevojshem per te ushqyer turmat e uritura per skandale dhe per pak ‘gjak’. Prandaj, per pjesetaret e Top Channel “ekzekutimi” s’do duhej te ishte vetem akt, por edhe poshterrim publik per ta bere te qartë se “fundi” nuk eshte largimi nga emisioni. Perkundrazi, pas saj duhet te ishte edhe hija e perhershme e etiketave percmuese qe do ta ndjekin edhe ne perditshmeri.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore3 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet3 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske3 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar3 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix3 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix3 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar3 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike4 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix4 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook