Mix
Kush bie në dashuri më shpejt djemtë apo vajzat ?
Djemtë bien në dashuri më shpejt sesa vajzat
Djemtë bien në dashuri më shpejt se vajzat. Tashmë ky fakt është provuar shkencërisht.
Sipas shkencës bëhet fjalë për një karakteristikë gjenetike që i bën më të prirur djemtë/burrat për ndjenja, ndërkohë që gratë dhe vajzat kanë nevojë për një periudhë më të gjatë pjekurie.
Antropologia amerikane Helen Fischer mendon se meshkujt dashurohen më shpejt se femrat për shkak të një ndikimi të konsiderueshëm të shikimit, në sistemin sensorial. Praktikisht, kur një djalë shikon një vajzë dhe e konsideron tërheqëse, diçka ndodh. Ndjesitë e forta të shikimit dërgojnë stimuj në tru, që siç mendohet shkaktojnë ndjesinë e dashurisë.