Aktualitet
Obama përshëndet festivalin ku morën pjesë nxënësit shqiptarë (VIDEO)
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës BarakObama ka surprizuar me anë të një mesazhi domethënës të pranishmit në FestivalinNdërkombëtar të Gjuhës dhe Kultures që organizohet nga Kolegjet Turke ku ishin të pranishëm edhe një grup nxënësish nga Shqipëria.
Në fjalën e tij përshëndetëse për festivalin të organizuar në Washington DC, ku merrnin pjesë edhe nxënës shqiptar të kolegjeve turke, Obama theksoi rendësinë e kapërcimit të ndasive mes njerëzve duke promovuar bashkëjetesën.
“Përpjekja juaj për të bërë bashkë të rinj nga e gjithë bota reflekton pikërisht fuqinë që ka njerëzimi për të kapërcyer ndasitë”, – tha ai.
Festivali Ndërkombëtar i Gjuhës dhe Kulturës është një organizim i shkollaveturke në më shumë se 140 vende të botës ku prej disa vitesh marrin pjesë edhe nxënës të filialit të këtyre kolegjeve në Shqipëri duke shpalosur atje element të vlefshëm të kulturës sonë.
Qëllimi i festivalit është që të shpalosë të përbashkëtat mes njerëzve të rracave, besimeve dhe kulturave të ndryshme në botë duke synuar nxitjen e bashkëjetesës mes njeri-tjetrit pavarësisht diferencave që janë tepër të vogla krahasuar me ato që na lidhin.
Festivali Ndërkombëtar i Gjuhës dhe Kulturës këtë vit është organizuar edhe në Tiranë. I organizuar nga Kolegjet turke Turgut Ozal, Universiteti Epoka dhe Kolegji Mehmet Akif, qindra fëmijë nga dhjetra vende të botës prezantuan shfaqjet e tyre kulturore artistike.
Albeu.com – Këndo Bylbyl ti Fushave… by albeu
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu