Kryesore
Shiheni sa herë na ka gënjyer që nga 13 qershori për të kuptuar se kush duhet besuar
Nga Edmond Spaho
1. Basha shpalli që do dokumentojë masakrën elektorale të 25 Prillit. Në të vërtetë, 7 muaj pas zgjedhjeve, nuk kemi paraqitur asnjë fakt serioz tek faktori ndërkombëtar. Jo se nuk ka por se Basha nuk do.
2. Shpalli që kjo qeveri dhe ky parlament është ilegjitim dhe nuk do i njohë kurrë. Sot në parlament Basha po bashkëpunon me Ramën për ndryshimet kushtetuese. Votoj të tuat po votove të miat.
3. Ndryshoi statutin në Kuvend dhe sanksionoi që çdo funksionar përfshirë N/kryetarët, Sekretari Përgjithshëm, Sekretarët funksionalë zgjidhen me votim të fshehtë me dy kandidatura. Të gjithë i emëroi vetë me vetëm një kandidaturë.
4. Deklaroi që në vjeshtë fillon beteja kundër regjimit të Ramës dhe oligarkisë. Në të vërtetë beteja filloi kundër PD, Berishës, FRPD, LDG dhe kujtdo tjetër që i del kundër. “Oligarkët” që i përmendi me emër janë dy financuesit më të mëdhenj të PD që kur Basha ka ardhur në krye të saj.
5. U shpreh që Berisha është i pafajshëm. Kjo nuk e pengoi që ditën tjetër të dalë e ta përjashtojë nga Grupi Parlamentar me vendim personal dhe në kundërshtim të plotë me çdo përcaktim statutor.
Mos u merrni se sa palë zgjedhje kemi humbur me të, përse braktisi Reformën Territoriale, Reformën në Drejtësi, përse hyri në çadër, përse bëri marrëveshjen e 19 Majit, përse dogji mandatet, përse nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale të 2019.
Mjaftojnë bëmat e tij pas 13 Qershorit të këtij viti që ta përzësh nga dritarja dhe jo nga dera.
Nuk po bëjmë garë se cilin Berishë të besojmë, megjithëse krahasur me Berishën Basha nuk i qaset as te rrëza e këmbës.
Berisha ka fituar katër herë zgjedhjet e përgjithshme kurse Basha ka humbur katër herë në katër palë zgjedhje që na ka drejtuar.
Problemi i vërtetë nuk është kë Berishë të besojmë sepse ai ka 30 vjet karrierë solide dhe me rezultate si politikan, problemi është se ku do shkojë PD me një drejtues që nuk ka aftësitë, dëshirën, vullnetin dhe frymën për të fituar.
Prandaj ai duhet të ikë. Prandaj baza është ngritur në revoltë ndaj tij kurse vetë Basha nuk guxon të kapërcejë prroin e Lanës.