Radar
Berisha: Dy problemet madhore të Shqipërisë janë shpresëvrasësi Edi Rama dhe shpresëshuarsi Lulzim Basha
Në takimin e tij me të rinjtë, lideri historik i PD, Sali Berisha ka treguar se dy problemet më madhore të Shqipërisë janë shpresëvrasësi Edi Rama dhe shpresëshuarsi Lulzim Basha.
“Sot dy janë problemet madhore të Shqipërisë: Shpresëvrasësi, Edi Rama dhe shpresëshuarsi pengu i tij Lulzim Basha, i cili i marrë peng merr çdo lloj vendim që i dikton pengmarrësi.
O ju ka ftuar ju dhe ju fton në një betejë të pashoqe , të madhe dhe historike. Është historike për fatet e vendeve dhe kombet çmontimi i narkoshtetit. Rikthimi i besimit të shpresës tek Shqipëria. E ardhmja nuk do të ndërtohet nëse nuk janë të rinjtë. Të rikthehemi të bëjmë gjithçka, të kthjemë shpresën te të rinjtë shqiptarë, për një punësim më të madh të rinjve shqiptare”, është shprehur Berisha