Radar
Zgjedhjet në FRPD dhe LDGSH, Berisha: Forumi nuk është pronë, pengkryetari ka humbur moralin drejtues
Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi vendimin e Luzlim Bashës për zgjedhjet e shpallura në FRPD dhe LDGSH, për kryetarin e ri të forumeve.
“Pengkryetari ka humbur çdo lloj morali drejtues dhe së fundmi është vërsulur ndaj organizatës suaj dhe asaj të grave demokrate, me një hakmarrje të turpshme primitive. Po të ishte burrë duhej të ishte sot para jush. Duhej të ishte me Belindin, Rigelsin dhe mua në një debat të hapur. Po rri kyçur e jep urdhra me telefon si në kohën staliniste të Shqipërisë. Uzurpimin e FRPD-së, uzurpimin e LDG-së. Forumi juaj nuk është pronë e askujt, por është tërësia e dielave më fisnike tuaja. Askush nga ju nuk është kundër zbatimit të stautit,nuk është kundër proceseve zgjedhore, por janë kompetencë vetme juaja. Do jeni ju që do zhvilloni procesin zgjedhor. Ju që do përcaktoni se si do t’i zgjidhni drejtuesit. Kryetari pa parti nuk përcakton dot asgjë. E ka kapur një frikë nga anëtarësia e partisë, është i pashpresë. Ndaj iu sugjeroj ta ftoni në nj debat, të mos fshihet i thoni të dalë përballë dhe të mësojë ABC-në e demokracisë se po sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut dhe jo në Holandë. Në këtë përpjekje kërkoj mbështetjen tuaj. Kemi vetëm një qëllim ta bëjmë PD-në shtëpinë e liri8së për demokratët shqiptarë, Të rikthejmë votën, respektin për votën e lirë. Të rivendosim pavarësinë e forumit rinor dhe të LDG-së, të cilat janë mbështetëse të fuqishme të programit të PD-së dhe statutin dhe autonomin e tyre të pacenueshme. Të ngrihemi si opozitë”, u shpreh Berisha.