Radar
“Foltorja” me rininë, Berisha: Bashkë do të krijojmë opozitën e vërtetë
Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet si kurrë më parë në një takim me qindra e mijëra të rinj në kuadër të “Foltores”. Berisha shprehu besimin se bashkë me ta shumë shpejt do të krijojë opozitën e vërtetë për rrëzimin e narkoshtetit të Edi Ramës.
“Kjo është foltorja më e rëndësishme, më vendimtarja, në përpjekje për një rindërtim të plotë të PD, për shndërrimin e saj në një opozitë të vërtetë opozita. Dhe ju garantoj se besimin tim e kam të bazuar sepse e di që ju jeni të rinjtë e idealeve më të pastra të shoqërisë shqiptare.
Unë e di se guximi juaj është më i madhi, më i pakufishëm se i gjithë të tjerëve. Ndaj besoj se kjo “Foltore” do të jetë një shtytje e madhe për mbarë shoqërinë dhe në radhë të parë për PD, e cila ndodhet në këto momente në një moment kritik.
Kam bindjen se së bashku do të krijojmë me shpejtësi opozitën e vërtetë shqiptare dhe njëlloj si 30 vite më parë nënat dhe baballarët tuaj përmbysën diktaturën komuniste, ne do të përmbysim narkoshtetin”, tha Berisha.