Lidhu me ne

Kryesore

Në PD të rinjtë duhet të presin edhe pak, akoma s’ka vend për ta

Foto-nga-mbledhja-e-Grupit-Parlamentar-te-PD-847x477

Pa kaluar dy vjet nga ristrukturimi i plotë, Partia Demokratik,e për të forcuar strukturat për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, i është rikthyer sërish këtij procesi. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka mbledhur dje kryesinë, duke zgjedhur drejtuesit e grupeve të punës për 12 qarqet e vendit, emrat e të cilëve janë shoqëruar me debate. Ka qenë kreu demokrat që në fillim të mbledhjes propozoi që delegues të grupeve të punës në qarqe për përgatitjen e zgjedhjeve të jenë ish-ministrat e qeverisë “Berisha”, si Genc Ruli, Flamur Noka, Ridvan Bode, Genc Pollo apo edhe Arben Imami.

 Ky vendim nuk është pritur mirë nga disa prej anëtarëve të kryesisë. Burime për “Shekulli”-n bënë të ditur se Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj dhe Jemin Gjana kanë shprehur rezerva me emrat e propozuar nga Basha. Salianji, Alibeaj dhe Gjana i kanë cilësuar propozimet e kreut demokrat, si figura që kanë “ndihmuar” në humbjen në zgjedhjet lokale. Ata më tej kanë propozuar që t’u hapet rrugë figurave të reja.

Burime nga PD-ja thanë për Shekullin se Salianji i është drejtuar kryetarit Lulzim Basha me fjalët: “Si mund tu besojmë që zgjedhjet të drejtohen nga persona që mbajnë përgjegjësi për humbjen në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale?”. Pas fjalës së tij, kryetari Lulzim Basha, i ka kërkuar Salianjit të moderojë fjalorin, pasi, sipas tij, emrat e propozuar në kryesi janë figura me kontribut dhe me besueshmëri në qarqet ku do të zgjidhen. I menjëhershëm ka qenë reagimi ish-ministrave të cilët kanë kërkuar që të mos identifikohen si shkaktarët e vetëm të humbjes, por të ndahen përgjegjësitë para dhe pas procesit zgjedhor.

Debatet e plota në mbledhjen e kryesisë, zbardhur nga Shekulli 

Lulzim Basha: Para disa ditësh grupi i punës ka përfunduar procesin e analizës brenda partisë. Grupi i punës për më shumë se tetë muaj ka mbledhur informacione të detajuara për zgjedhjet lokale të 2013-ës, të cilat më pas janë analizuar në secilën degë. Gjatë këtyre muajve ky grup ka bërë një analizë të detajuar për arsyet e humbjes në zona të caktuara. Në fund të kësaj analize grupi ka propozuar disa emra që mendojmë se mund të ndihmojnë zonat e caktuara në zgjedhjet parlamentare. Tashmë lista e emrave për qarqet janë publikuar dhe në media. Jeni të hapur për të diskutuar mbi këto emra si dhe për të propozuar emra të rinj që mendoni se mund t’i shërbejnë qarqeve të caktuara.

Ervin Salianji: Emrat që ju propozuat për t’i deleguar në rrethe janë figura të konsumuara. Mendoj se ka ardhur momenti që të dalë në pah ekipi “Basha”. Duhet ekipi “Basha” dhe ne duhet të shkojmë në zgjedhjet e ardhshme me një fytyrë të re. Zoti Basha, ju jeni shprehur se do t’i jepet më shumë hapësirë të rinjve dhe me sa kam parë unë asnjë prej të rinjve nuk kryeson asnjë nga shtabet elektorale. Në të gjithë qarqet drejtues të shtabeve do të jenë figura që kanë humbur në zgjedhjet e fundit. Nuk më duket e drejtë.

Arben Imami: Nuk kemi vetëm ne përgjegjësi për humbjen.

Flamur Noka: Ne nuk mund të quhemi të konsumuar.

Ervin Salianji: Shqiptarët presin ekipin “Basha”, zotëri. Ka ardhur momenti që të shkojmë përpara shqiptarëve me një imazh tjetër.

Enkelejd Alibeaj: Jam plotësisht dakord me Salianjin. Duhet të kemi një kriter për performacën e tyre.

Jemin Gjana: Jam plotësisht dakord me z.Salianji. Duhet të jemi më të kujdesshëm në këtë pikë, pasi siç e dimë ka jo pak probleme mes deputetëve, kryetarëve të degëve dhe drejtuesve të Grupeve të Punës.

Lulzim Basha: Për të gjithë emrat e propozuar ka pasur një dakordësi pothuajse nga të gjithë anëtarët e grupit të punës. Që të gjithë janë figura me reputacion në qarqet ku janë zgjedhur. Nuk ka qenë e rastësishme, megjithatë secili nga ju mund të propozojë emra të tjerë për qarqe të ndryshme, por gjithmonë duke u bazuar në kredibilitetin e emrave në qarqet ku do të emërohen.

Edi Paloka: Nuk kemi pse të flasim në përgjithësi. I marrim me rradhë emrat e propozuar nga grupi i punës. E rinisim nga Gjirokastra. Unë për vete nuk ka asnjë kontestim për zotin Tritan Shehu. Kush mund të jetë një figurë tjetër që mund ta drejtojë këtë qark më mirë se sa zoti Shehu? Po ashtu dhe propozimi i zotit Edmond Spaho në qarkun e Elbasanit më duket një emër i pakontestueshëm.

Arben Ristani: Nuk kemi pse të ndajmë diskutimin të rinj-të vjetër. Ajo që do të thoja unë është që të marrim, siç tha dhe zoti Paloka, emrin e gjithsecilit dhe ta diskutojmë nëse është i duhuri për qarkun ku është propozuar. Çfarë janë këto ndarje të rinj të vjetër?

Florjon Mima: I pavend etiketimi i shtruar këtu në të vjetër-të rinj. Le të diskutohet tek e tek, për gjithsecilin.

Edmond Spaho: Mirëpresim propozimin e çdonjërit. Nëse ka këtu ndonjëri që mendon se ka ndonjë emër që mund t’i shërbejë ngritjes së PD-së në ndonjë qark, nuk kemi pse të mos e diskutojmë.

Arben Imami: Mua më ka befasuar në fakt njëri nga emrat që kemi propozuar.

Edmond Spaho: Seç kam përshtypjen që e di për cilin propozim e ke fjalën.

Arben Imami: Unë nuk jam dakord me propozimin që më keni bërë para dy ditësh në grupin e punës për të drejtuar shtabin elektoral të qarkut të Vlorës. Edhe pse personalisht do të ishte një privilegj, por këtu fjala është për të treguar më shumë rezultate. Unë do të propozoja që një nga drejtuesit e qarkut të Vlorës të ishte Flamur Noka.

Edi Paloka: Edhe pse Flamur Noka është një nga njerëzit që do të merrte maksimumin e votave në qarkun Kukësit duke drejtuar shtabin elektoral, mbeten i mendimit se propozimi që zoti Ndoka të jetë pjesë e qarkut të Vlorës, është një propozim interesant.

Flamur Noka: Meqë zoti Imami shprehu dëshirën që të drejtoj ndonjë qark tjetër, dhe këtu gati të gjithë ranë dakord për zhvendosjen nga Kukësi në Vlorë, unë mendoj se qarkun e Kukësit mund ta drejtojë zoti Sherefedin Shehu.

Lulzim Basha: Edhe unë mendoj se zoti Shehu është një figurë e përshtatshme për të drejtuar qarkun e Kukësit, ndërsa z. Imami propozoj që t’i prijë ekipit të qarkut të Durrësit së bashku me zotin Eduard Halimi. Nga ana tjetër dikush këtu lakoi emrin e zotit Jemin Gjana për të drejtuar qarkun e Lezhës. Më duket një propozim i drejtë, pasi dhe prania e zoti Bumçi në Tiranë është shumë e nevojshme për shkak se është një nga njohësit më të mirë të elektoratit në kryeqytet dhe mungesa e tij në zgjedhjet lokale është vërejtur.

Edi Paloka: Nuk e di nëse ka ndonjë kontestim për figurat e tjera të propozuar në qarqet e mëdha? Besoj se të gjithë jemi dakord se zoti Ruli është një nga personat që e njeh shumë mirë qarkun e Korçës, ashtu siç zoti Bode është mirëpritur nga dega e qarkut të Beratit.

Lulzim Basha: Duhet ta kemi të qartë të gjithë që në caktimin e atyre që do të mbikëqyrin mbarëvajtjen e çdo grupi pune janë patur parasysh përvoja dhe mungesa e konfliktit të interesit. Pra, të gjithë drejtuesit e caktuar shërbejnë në zona ku nuk kanë shërbyer apo kanë shërbyer para shumë vjetësh. Procesi i riorganizimit të demokratëve pritet të përfundojë pas muajsh.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk, i ka bërë thirrje publikut që të ndalojë së dhuruari për ‘enciklopedinë’ e internetit Wikipedia, duke e akuzuar...

Mix3 ditë më herët

Si e dekoroi Kendall Jenner shtëpinë për Krishtlindje

Dashuria e Kendall Jenner për Krishtlindjen vjen nga nëna e saj Kris Jenner. “I jap shumë meritë nënës sime për...

Radar3 ditë më herët

“Na duhet aleancë kundër krimit, korrupsionit, drogës dhe mafias. Në Itali nuk e bëri veç drejtësia”

Dom Gjergj Meta “Duhet të bëjmë një aleancë qytetare kundër krimit, korrupsionit dhe mafies”. Kështu u shpreh Dom Gjergj Meta,...

Radar3 ditë më herët

Ekonomia po rritet pa konsum

Në 3-mujorine e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 0.8...

Mix3 ditë më herët

VIDEO: Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje

Donald Trump priti Krishtlindjet në pronën e tij në Mar -a – Lago ku mblodhi familjen e madhe. Show-n e...

Mix3 ditë më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix3 ditë më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix3 ditë më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix3 ditë më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar3 ditë më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Facebook