Aktualitet
Konkursi Ndërkombëtar “Kangaroo Science” për herë të parë në Shqipëri/ Drejtori Ekzekutiv, Musa Coha: Një mundësi fantastike për nxënësit!
Qendra për Zhvillimin e Aftësive të Transferueshme (Center for Development of Transferable Skills), sjellë për herë të parë në Shqipëri konkursin “Kangaroo Science”. Ky është një konkurs që u vjen në ndihmë të gjithë nxënësve nga klasa e parë deri në klasë të 10-të për të testuar dhe provuar aftësit e tyre në lëndët shkencore si; Biologji, Fizikë dhe Kimi, të cilët pajisen me certifikatë fituese dhe pjesëmarrje. Për t’u njohur me më shumë me këtë konkurs, si mënyrën e regjistrimit për të qenë pjesë e saj apo pyetjeve se kur dhe ku do të zhvillohet ky, ndiqni intervistën e plotë të zhvilluar me Drejtorin Ekzekutiv të CDTS-së, Musa Coha. Gjithashtu në fund të kësaj interviste do të gjeni edhe linkun ku mund të regjistroheni.
Çfarë është konkursi “Kangaroo Science”?
Pas realizimit me sukses të konkursit Ndërkombëtar “Kangaroo Linguistic Albania”, Center for Development of Transferable Skills sjell për herë të parë në Shqipëri konkursi Ndërkombëtar “Kangaroo Science”, i cili përmban pyetje nga lënda e Fizikës, Kimisë dhe Biologjisë. Në këtë konkurs mund të marrin pjesë nxënësit nga klasa e parë deri në klasë të dhjetë. Konkurset Kangaroo janë krijuar për të zhvilluar aftësi të caktuara midis nxënësve, të cilat përgjithësisht neglizhohen në shkolla. Ne u ofrojmë fëmijëve mundësinë të mendojnë lirshëm, t’i nxjerrim nga librat dhe të përdorin trurin e tyre në vend të kujtesës. Këto Konkurse i ndihmojnë ata të përmirësojnë aftësinë e tyre të vëzhgimit dhe të bëhen eksplorues të mirë
Kur dhe ku do të zhvillohet ky konkurs?
Konkursi do të zhvillohet më datë 13 Nëntor, në orën 10:00AM dhe do të zgjasë 90 minuta. Meqënëse vendi ynë po kalon një situatë pandemike dhe grumbullimet e nxënësve në një vend mund të sjellin infektimet e tyre ne kemi vendosur që konkursi të zhvillohet online. Rregjistrimi, zhvillimi i provimit, korigjimi dhe shpërndaria e certifikatave do të zhvillohet online.
Cilët nxënës mund të aplikojn për të qenë pjesë e këtij konkursi?
Në këtë konkurs mund të marrin pjesë të gjithë nxënësit Shqipëtarë, nga shkollat publike dhe jopublike. Të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri ne të dhjetën.
Në fund të konkursit, çfarë përfitojnë këto nxënës?
Konkurset Ndërkombëtare të Kangurit u japin fëmijëve në mbarë botën një mundësi për të përmirësuar të menduarit e tyre logjik dhe kritik lirisht dhe pa asnjë kufizim. Në këtë konkurs të gjithë nxënësit që do të marrin mbi 60% të pikëve do të pajisen me certifikatë fituesi, ndërsa të tjerët do të pajisen me certifikatë pjesëmarrje. Çdo nxënës pjesëmarrës ka diçka për të fituar nga Konkurset tona.
A mund të na thoni se nësa nivele ndahet ky konkurs?
Konkusi “Kangaroo Science” ndahet në pesë nivele:
- Niveli i parë: Nxënësit nga klasa e parë dhe klasa e dytë dhe përmban 24 pyetje
- Niveli i dytë: Nxënësit nga klasa e tretë dhe klasa e katërt dhe përmban 24 pyetje
- Niveli i tretë: Nxënësit nga klasa e pestë dhe klasa e gjashtë dhe përmban 30 pyetje
- Niveli i katërt: Nxënësit nga klasa e shtatë dhe klasa e tetë dhe përmban 30 pyetje
- Niveli i pestë: Nxënësit nga klasa e nëntë dhe klasa e dhjetë dhe përmban 30 pyetje.
Sipas jush, pse mendoni se u vlen “konkursi kangaroo” nxënësve?
Pajisja e nxënësve me një certifikatë të konkurseve ndërkombëtare Kangaroo është një vlerë e shtuar në portofolin e tyre dhe njëkohësisht i shërben shumë nxënësve në proceset e aplikimit në universitete brënda dhe jashtë vëndit. Në konkurset Kangaroo nxënësit sfidojnë veten, testojnë njohuritë e tyre dhe i japin vetes mundësinë për tu testuar në të njëjtën mënyrë si bashkemoshatarët e tyre në botë, pasi Testet e konkurseve Kangaroo jane unike në të gjithë botën.