Kioske
10 këshilla të thjeshta që ta bëjnë jetën më të lehtë
Për të larguar milingonat, vendosni lëkura kastraveci ato ku ato janë shfaqur. Milingonat e urrejnë kastravecin.
Për të qëruar më lehtë patatet e ëmbla, hidhini në ujë të ftohtë menjëherë sapo t’i nxirrni nga uji i zierjes.
Për të marrë sa më shumë lëng nga limonët, vendosini ata në ujë të ngrohtë për rreth një orë para shtrydhjes.
Për të hequr njollat e bojës nga rrobat, lyejini ato me pastë dhëmbësh dhe lërini të thahen për rreth dy orë. Më pas lajini.
Për të parandaluar prishjen e domateve, vendosini ato me pjesën ku lidhen me kërcellin lart.
Për të shmangur mbirjen e patateve, mbajini ato bashkë me mollët. Këto të fundit lëshojnë një gaz që quhet etilen, i cili pengon daljen e sythave të rinj.
Për t’u zgjatur jetën bananeve, mbështillni me letër celefoni pjesën e bishtit.
Për të hequr çamçakëzin e ngjitur në rroba, vendosini ato për rreth një orë në frigorifer.
Për të shmangur erën e ushqimeve në frigorifer, vendosni aty një lugë sodë buke.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu