Lidhu me ne

Aktualitet

Dëmshpërblimet e tërmetit para zgjedhjeve- Shumica e përfituesve në Tiranë kanë preferencë Partinë Socialiste


Më 21 korrik 2021 për familjen Islamaj në Picallë të Tiranës u shkrua në rrjetet sociale se shtëpia e re do t’u kthente ngrohtësinë dhe sigurinë pas tërmetit të 26 nëntorit të dy viteve më parë. Postimin e dedikuar e shoqëronte një sërë fotosh.

Në foto kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj me familjen Islamaj gjatë dorëzimit të shtëpisë së re, publikuar në profilin social të Veliajt në “Facebook”

Ai që e publikoi postimin ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Por ajo që Veliaj nuk ka hedhur ndonjëherë në profilin e tij në “Facebook” është lista e plotë e përfituesve të dëmshpërblimeve për të dëmtuarit e tërmetit në Tiranë, para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit të këtij viti. Këtë nuk e ka bërë as në faqjen e bashkisë ku janë publikuar të gjitha vendimet e padetajuara mbi ta.

Megjithatë muajt e fundit para zgjedhjeve të përgjithshme, kryesisht nga janari në prill të këtij viti janë kryer një sërë transaksionesh për të dëmtuarit nga tërmeti. Lista me emrat është mbajtur sekret edhe kur është kërkuar nga gazetarët me arsyetimin se ajo “përmban të dhëna personale, të cilat mbrohen nga ligji nr. 9887 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Refuzimi-i-publikimit-te-listes-me-emrat-e-perfituesve

Ne e gjetëm listën me 1412 emrat e përfituesve të parave të rikonstruksioneve të banesave, faksimile të së cilës gjenden më poshtë.

Lista nuk po publikohet e plotë për shkak se duhen ruajtur të dhënat personale të të dëmtuarëve nga tërmeti. Por lista u pa dhe u analizua me vëmendje, ndërsa rezulton e vërtetë që e shoqërojnë një sërë të dhënash sensitive për banorët e Qarkut Tiranë si numrat e identifikimit, njësitë administrative, numrat e aplikimit si dhe lloji i përfitimit.

Faksimile e listës me emrat e të dëmtuarëve nga tërmeti që kanë përfituar nga granti i rindërtimit

Po pse kjo listë u mbajt e fshehtë? Çfarë ka në të që ne si publik nuk duhet ta dimë?

Pas analizimit të emrave të saj, rezultatet për 1007 përfitues, duke zbritur nga totali 405 për të cilët nuk ka informacion, janë befasuese.

Mes 1007 përfituesve rezulton se 753 prej tyre kanë preferencë Partinë Socialiste ose nëse e shprehim me përqindje, 74.77%.

Po të dëmshpërblyer me partitë e tjera, si për shembull me Partinë Demokratike apo me Lëvizjen Socialiste për Integrim që kandiduan në zgjedhjet e 25 prillit sa janë në listë? Në numra shumë më të vegjël.

Vetëm 201 prej 1007 përfituesve janë me Partinë Demokratike, 50 me Lëvizjen Socialiste për Integrim ndërsa 3 kanë si preferencë Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Njëkohësisht shifrat e analizuara tregojnë se nga 1193 të dëmtuar (duke zbritur nga lista totale 219, për të cilët nuk ka informacion se për cilën parti do votojnë) 473 janë të sigurtë se do votojnë PS-në, mirëpo edhe pse 720 janë të pasigurtë që do votonin Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti, 421 prej tyre në “Censusin e 2013-ës” ishin me Partinë Socialiste.

Kjo siguron një dominancë të preferencës partiake socialiste, në raport me 241 që kanë votuar për Partinë Demokratike dhe 22 për Lëvizjën Socialiste për Integrim, të dhëna të gjeneruara në kategorinë “Census2013” nga vetë socialistët në shënimet e tyre.

Shifra e pakonfirmuar zyrtarisht në Qarkun Tiranë për familjet e prekura nga tërmeti, me dëme të rikuperueshme dhe shembje mendohet të jetë rreth 3 mijë.

37 transaksionet nga 24 dhjetori 2020 deri në 29 prill 2021 Bashkia e Tiranës i ka kryer mbi bazën e 16 vendimeve të Këshillit Bashkiak. Këto vendime janë marrë edhe në 2020-ën por paratë kanë kaluar kryesisht gjatë periudhës zgjedhore janar-prill 2021.

Llojet e dëmtimeve “DS1”, “DS2” dhe “DS3” janë dëmtime punimet e të cilave qytetarët mund t’i bëjnë vetë dhe institucionet u subvencionojnë gjysmën e faturës totale të dëmit. Vlera mesatare e masës së dëmshpërblimit për nivelin e dëmit “DS1” është 750 lekë për metër katror, “DS2” është 2000 lekë për metër katror dhe “DS3” është 4000 lekë për metër katror. Shuma totale varet nga përmasat e shtëpive që kanë patur të dëmtuarit e listës.

Qeveria shqiptare e “zgjidhi qesen e tërmetit” me rreth 124 milionë euro për bashkitë para zgjedhjeve, ndërsa prej kohësh realizimi i planit të rindërtimit qëndronte te 8% sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ndihma e “Patronazhistit” për analizën

Për të nxjerrë preferencën partiake të përfituesve u përdor databaza “Patronazhisti” publikuar para zgjedhjeve nga Lapsi.al, në të cilën janë hedhur të dhëna sensitive për 910 mijë banorë të Qarkut të Tiranës.

Ekzistenca dhe vërtetësia e kësaj databaze nuk është mohuar kurrë nga eksponentët kryesorë të Partisë Socialiste, madje kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i ka përgëzuar patronazhistët për punën e bërë. Megjithatë për të testuar vërtetësinë e saj, ne verifikuam edhe njëherë të dhënat e disa personave në të, të cilat rezultuan jo vetëm të sakta por edhe të përditësuara.

Kjo databazë na ndihmoi për të gjetur preferencën partiake, sigurinë në votim, apo preferencat e përkatësitë politike në të shkuarën të përfituesve të parave nga Bashkia Tiranë para zgjedhjeve.

Ajo përmban disa kategori informacioni: preferencë partiake, të sigurtë për PS-në, të pasigurtë për PS-në, të sigurtë për PD-në, LSI-në, parti të tjera etj, si dhe një kategori të quajtur “Census2013”, ku tregohet historiku i preferencës politike të banorëve të Tiranës.

Mes emrave të 910 mijë personave, ne gjetëm edhe ata të të dëmtuarëve që figurojnë në listat e pagesave për tërmetin dhe bashkë me emrat informacionin e vyer që e kanë kuruar me shumë kujdes vetë socialistët.

Hulumtim i Gogo.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar21 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix21 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix21 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix21 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix21 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix22 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar22 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix22 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix22 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook