1

Po, kafeja është pak a shumë magjike. Hulumtime të shumta e lidhin konsumimin e kafesë me një rrezik të reduktuar të dementias deri në rigjallërim të metabolizmit, pa përmendur zgjimin dhe energjinë që ajo jep kur pihet në mëngjes. Por,  ku qëndron problemi? Mbase në mënyrën se si e përdorim kafen dhe përbërësit që shtojmë në të.  Ne do t’iu ndihmojmë të rregulloni zakonin tuaj të pirjes së kafesë. Shikoni se cilët janë 8 gabimet e zakonshme, që bëjmë me kafenë dhe si mund të merrni më shumë përfitime ushqimore nga kafeja.

E blini të bluar që më parë

Merrni kafe me kokrra të plota. Sigurisht, kërkon pak përpjekje që ta bluani vetë kafenë, por një kërkim nga Food Chemistry tregon se kafja e bluar që më parë përmban më shumë radikale të lirë, të cilët mund të kontribuojnë në stresin oksidativ dhe në inflamacion në trup.

E ruani kafen në paketimin e vet origjinal

Vendoseni dhe ruajeni kafen në një enë të mbyllur mirë, jo në qesen e vet. I njëjtin studim në Food Chemistry ka zbuluar se nivelet e radikaleve të lirë në kafe rriten me ekspozimin më të madh në ajër dhe kur diçka e tillë ndodh, shumë antioksidantë të shëndetshëm të kafesë përdoren për të neutralizuar radikalet. Kjo rezulton në më pak antioksidantë në trupin tuaj.

Pini kafe menjëherë sapo zbardh agimi

Të pini kafe në orën 7 të mëngjesit nuk është se i bën mirë niveleve të energjisë. Kjo, sepse në orët e para pas zgjimit, nivelet e kortizolit, hormonit të stresit janë në pikën e tyre më të lartë, gjë që bën të keni energji të rritur në mënyrë natyrale. Shumë ekspertë bien dakord, që koha më e mirë për të pirë filxhanin e parë të kafesë është diku ndërmjet orës 10 paradite deri në 12 të drekës, kur nivelet e kortizolit fillojnë të bien.

Ju mendoni se kafeja e pjekur shumë ka më shumë antioksidantë

Më mirë ndiqni një rregull: pijeni kafenë aq të pjekur sa mendoni se shijon më tepër, jo aq të pjekur sa mendoni se duhet pirë sepse përmban më tepër antioksidantë. Kërkimet për atë se sa shumë duhet të piqet kafeja për t’i sjellë përfitime optimale shëndetit janë ende në fazë të hershme dhe është ende e paqartë se cila është më e shëndetshme.

Pini kafe të pjekur më lehtë për të konsumuar më pak kafeinë

Në fakt, kjo është e kundërta e asaj që duhet të bëni- të pjekurat më lehtë përmbajnë më shumë kafeinë se sa kokrrat më të errëta. Arsyeja: Procesi i pjekjes e shkatërron kafeinën. Sa më gjatë kafeja të piqet, aq më pak kafeinë do të ketë.

Ka mundësi të pini shumë kafe

Të pini më shumë nuk është gjithmonë më mirë. Në përgjithësi, përfitimet shëndetësore që lidhen me kafenë e kufizojnë sasinë e konsumimit të saj në rreth 400 mg kafeinë, sipas Frances Largeman-Roth, nutricionist dhe autor i Eating in Color.  Të pini më tepër nuk është se iu sjell ndonjë favor dhe madje për disa njerëz, siç janë ata që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut, nga diabeti, ankthi apo nga sëmundje të refluksit gastroezofagal të pinë tepër kafe mund të jetë vërtet e dëmshme.

E ktheni filxhanin e kafesë në ëmbëlsirë

Një nga përfitimet e kafesë është se stabilizon nivelet e sheqerit në gjak dhe redukton rrezikun e diabetit të tipit 2 falë antioksidantëve që përmban. Nëse i shtoni pak sheqer nuk ka gjë, por nëse e ktheni kafenë në ëmbëlsirë nuk është mirë. Pra, mund të shtoni sheqer në kafe, por duke ruajtur masën. Nuk ka shumë të dhëna të qarta, por mendohet se kafeja e zezë (pa shtues të tjerë, si qumësht, sheqer apo krem) ka më tepër përfitime shëndetësore.

Doni shumë kohë për të pirë kafe

Ju e pini kafenë shumë ngadalë, gllënjkë pas gllënjke dhe mund të dojë edhe dy orë për të gjerbur një filxhan. Sa më shumë kohë kalon, kafeja rrit aciditetin. Ky nuk është ndonjë problem shëndetësor i madh, por më tepër acid mund të rrisë rrezikun për urth dhe për probleme të tretjes dhe të kontribuojë për erozion më të madh të smaltit të dhëmbëve. Kafeja që qëndron për shumë kohë, për shkak të ekspozimit në ajër i bie të ketë edhe më pak antioksidantë. Disa studime sugjerojnë që kafeja të pihet brenda 20 minutave për të pasur maksimumin e përfitimit të antioksidantëve.