Lidhu me ne

Kryesore

Edita Tahiri: Rama po kontribuon për krijimin e Serbisë së Madhe me ‘Ballkanin e Hapur’, nisma do dështojë

 

Edita Tahiri: Rama po kontribuon për krijimin e Serbisë së Madhe

Ish-zv.kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri akuzon kryeministrin Edi Rama seme nismën ‘Ballkani i Hapur’ po kontribuon për krijimin e Serbisë së Madhe.

Duke folur në A2 CNN, Tahiri thotë se kjo nismë i shërben hegjemonisë serbe në Ballkan me ndihmën e Rusisë, ndërsa kjo e fundit sipas saj po mbështet Serbinë edhe për destabilizimin e Bosnjës, ku tensionet janë në pikën e vlimit me rrezik të shpërthimit të konflikteve.

“Prej dy vjetësh kjo iniciativë po ecën në mënyrë të reduktuar dhe me shumë kundërshti. Dhe sot nuk ka pasur gjëra të reja përveç vlerave të Ballkanit përmes nismave të reja rajonale që janë nën ombrellën e BE. Ballkanin e hapur e shoh si një përpjekje për të krijuar një Neo Jugosllavi, por po shoh që Ballkani i hapur duhet të ndërrojë emrin dhe të jetë Ballkani i hapur për hegjemoni serbe në Ballkan me ndihmën e Rusisë. Ky takim i treshes për t’ i krijuar idenë që janë bashkëpunues  dhe brengosen për rajonin. Serbia nga ana tjetër e mbështetur nga Rusia po destabilizon Bosnjën, tensionet janë në pikën e vlimit me rrezik të shpërthimit të konflikteve”.

Tahiri thotë se nisma e Ballkanit të hapur do të dështojë dhe paralajmëroi se Rama dhe Vuçiç do të mbajnë përgjegjësi për të këqijat që e presin Ballkanin.

Pak më herët vendosi ushtrinë pranë kufi me Kosovën dhe habitem që Rama shkon në Beograd pa i thënë Serbisë largo ushtrinë nga kufiri me Kosovën. Ballkani hapur jo vetëm do të dështojë, por po i shërben Serbisë për të krijuar për Serbinë e Madhe dhe do të jenë përgjegjësi për të këqijat që  e presin Ballkanin. Është rikthyer retorika e Milosheviçit që të gjithë serbët të jenë nën një shtet dhe të mbrohen dhe këto skenarë po lejohen”.

Shpresën për të ndaluar Serbinë dhe Rusinë në Ballkan, Tahiri e shikon te SHBA, pasi BE thekson ajo nuk ka strategji të shpejtë për integrimin e vendeve të Ballkanit.

“BE po lë vakum në Ballkan duke mos patur strategji të zgjerimit për të përshpejtuar integrimin e 6 vendeve të Ballkanit. Me ardhjen e Biden ka shpresë  për rikthim të SHBA në Ballkan dhe që do të kenë fuqi për ta ndalur turin e Serbisë e Rusisë në Ballkan. Shqipëria dhe Kosova nuk mund t’i përballojnë këto presione”, u shpreh Tahiri.  

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Sekretet e një martese të lumtur

Ka nga ato çifte, që pas 10-15 vitesh martesë ia kanë dalë të qëndrojnë bashkë, të lumtur e të kënaqur. Po cili është çelësi për...

Mix2 ditë më herët

Shenjat paralajmëruese të një marrëdhënie toksike

Shoqëria na ka mësuar të varemi emocionalisht nga partnerët tanë, kur, në fakt, një marrëdhënie e qëndrueshme duhet të përfshijë...

Mix2 ditë më herët

5 sinjale që tregojnë një marrëdhënie toksike

Për fat të keq, ka njerëz që janë shumë kritik, negativë nga natyra, që do të thotë se ata nuk...

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz bien në dashuri menjëherë…

Është e lehtë të pëlqesh dikë, kur “ka kimi” se krijohet një magji e caktuar që shkakton tërheqjen. Le të...

Mix2 ditë më herët

Sa ndikon stresi i nënës në shëndetin e fëmijës?

Një projekt i ri i krijuar nga “Lifecycle” ka pasur si qëllim pikërisht zbulimin e lidhjes së mundshme që mund...

Mix2 ditë më herët

Si të shpëtoni nga mendimet negative?!

Jo rrallëherë ndodh që pronarët e bizneseve, të punojnë më shumë se sa duhet. Duke punuar dhe mbi 80 orë...

Mix2 ditë më herët

15 thënie frymëzuese të Kobe Bryant, nga karriera e tij legjendare

Për të kujtuar Kobe Bryant, ju sjellim në vëmendje jetën dhe trashëgiminë e tij përmes thënieve të tij motivuese. Kobe...

Mix2 ditë më herët

Sipas ekspertëve të shëndetit mendor, bëni këto 4 gjëra çdo ditë për të qenë më të lumtur dhe elastik mendërisht

“Njerëzit duhet të kuptojnë se të qenit “elastik mendërisht” do të thotë që po përjetoni diçka në një nivel të...

Sport2 ditë më herët

10 muzetë më të mirë të futbollit në Europë

Më 14 qershor nisi në Gjermani, Kampionati Europian i Futbollit, Euro 2024. Është e vështirë të mos përfshihesh nga emocionet...

Mix2 ditë më herët

Barcelona ndalon turistët e huaj të marrin apartamente me qira deri në vitin 2028

Barcelona, ​​një destinacion kryesor spanjoll për pushime, njoftoi se do të ndalojë marrjen me qira të apartamenteve për turistët deri...

Facebook