Kioske
Pas 13 vitesh…
Rona Nishliun nuk e kemi parë kurrë me flokët e saj të vërtetë. Më saktë, kemi një jetë që e shohim me rastat e saj të famshme: rasta tek ‘Ethet’, pastaj në festivale, klipe, pastaj edhe në Eurovision. 13 vite rasta! Por tani, ajo ka vendosur të heqë dorë prej tyre, duke i prerë flokët shkurt.
Këngëtarja ka postuar një foto në Instagram, ku në mënyrë demonstrative mban në njërën dorë tufën e rastave ndërsa duken flokët e shkurtër të drejtë. ’13 vite të bukura’, shkruan ajo, duke iu referuar flokëve të saj karakteristikë, pa të cilët ndoshta më parë nuk do ta imagjinonim dot.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu