Mix
Britney Spears më shumë se babain, urren nënën e saj që beson se ajo ka qenë ideatorja e të gjithave
Pasi historia me babain është drejt zgjidhjes dhe ai po heq dorë nga kujdestaria që ka pasur prej 13 vitesh mbi vajzën, Britney Spears i është kundërvënë nënës.
Këngëtarja pretendon se ka qenë Lynne Spears, nëna e saj dhe jo babai, ideator të çështjes së kujdestarisë.
Ditën e martë, më 2 nëntor, Britney Spears shkroi në një postim në Instagram (që e fshiu shpejt më pas): “Pssss, babai im mund ketë qenë kujdestari im fiks 13 vjet më parë … por ajo që njerëzit nuk dinë është se nëna ime ishte njeriu që ia dha atij këtë ide!!!! Ato vite nuk kthehen më kurrë pas… ajo fshehurazi më shkatërroi jetën”.
Më pas shtoi: “Merr atë qëndrimin tënd të përhershëm tani dhe thuaj ‘Nuk e kam idenë se çfarë po ndodh’. Ti e di saktësisht se çfarë ke bërë … babai im nuk është aq i zgjuar sa të mendonte të bëhej kujdestari im… megjithatë sonte unë do të buzëqesh duke ditur se kam një jetë të re që më pret!!!”
Nëna e saj nuk ka reaguar në lidhje me këtë status që po bën xhiron e rrjetit. As përfaqësuesi i saj nuk ka pranuar t`u përgjigjet telefonatave të ENeës.
E vetmja lëvizje që nëna e saj ka bërë është kërkesa për dëmshpërblim në shumën e 600 mijë dollarëve. Lynne i kërkon këta para, pasi pak kohë më parë u përpoq të bëhej bashkë-kujdestare e Britney-t, që ta shpëtonte nga tutela e të atit. Nuk ia doli ta fitonte gjyqin, por pretendon që ka shpenzuar më shumë se 600 mijë dollarë për avokatin. Këto i kërkon sot nga vajza.