Krahas shumë deklaratave të tjera, Kryeministri Rama dha gjithashtu vlerësime për popullin britanik dhe atë shqiptar.
Shqetësimi i britanikëve për numrin e lartë të emigrantëve, Kryeministrit Rama i është dukur i pavend dhe aspak realist, si një debat i denjë për fëmijë:
“Unë nuk mund ta imagjinoj se si një shoqëri kaq e mrekullueshme sikurse është shoqëria britanike mund të përfshihet në këtë lloj debatesh fëmijërorë. Pyesni gjermanët, pyesini francezët, pyesni danezët. Pyesni kë të doni mes më të pasurve a e kanë parë qiellin e tyre të nxirrë nga shqiponjat shqiptare… këto janë gjepura.”
Ndërsa për shqiptarët që nuk kanë parë siç duhet projektin e stadiumit të ri kombëtar të cilin nuk e ka bërë publik ende, për Kryeministrin janë qorra:
“Për qorrat që s’duan të hapin sytë, po hapin vetëm gojën për të baltosur çdo ide, projekt, punë dhe tani i janë turrur Shtëpisë së Re të Kombëtares, s’ka asnjë ilaç!”
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu