Kryesore
Prishja e ndërtimeve tek Parku i Liqenit – Propagandë apo projekt real?
Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik i Bashkisë Tiranë ka filluar, prishjen e ndërtimeve pa leje në Parkun e Liqenit.
Ky aksion u lajmërua nga Kryebashkiaku Veliaj përpara pak kohësh, i cili deklaroi se gjatë muajit Prill do të prishen mbi 100 ndërtesa pa leje, të pa legalizuara, të pa hipotekuara, në zonën e Liqenit.
Por, që ky aksion të mos mbetet thjeshtë një propagandë, ai duhet të zhvillohet konform ligjeve në fuqi. Ndaj, Bashkia Tiranë duhet:
- Të bëjë publike listën e saktë të ndërtesave që do të shemben dhe llojin e tyre.
- Të shembë të gjitha ndërtesat e paligjshme brenda Parkut, pa lëshime për miq e klientë.
- Të ndjekë ligjërisht të gjithë personat që kanë firmosur lejet në shkelje të ligjit. Gjithashtu, të ndjekë ligjërisht të gjithë ato persona që kanë ndërtuar duke shkelur ligjin.
- Të propozojë, pranë Këshillit Bashkiak, një rritje të taksës mbi ndërtimet në zonën e parkut, si për ato që janë në përfundim, ashtu edhe për ato që tashmë janë duke u ndërtuar, në mënyrë që të frenojë ndërtimet korruptive dhe abuzive përreth Parkut të Liqen/EXIT
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu