Mix
Bigi Jackson, djali i Michael Jackson shfaqet në televizion për të folur për një nga pikat e dobëta të babait
Djali i vogël i Michael Jackson, Bigi u shfaq në “Good Morning Britain” dhe foli për herë të parë për një çështje që ai e ka pasion, por që babai i tij e kishte pikë të dobët, për klimën.
“Unë mendoj se është e rëndësishme që ne të gjithë të jemi të vetëdijshëm për të. Kemi disa detyra për të bërë, por mendoj që për fat të mirë brezi ynë e di se sa e rëndësishme është kjo gjë”, tha Bigi.
Michael Jackson ishte një nga njerëzit që bërtiti më fort për ndryshimet klimatike. U dedikoi edhe një këngë, më të shiturën në Mbretërinë e Bashkuar “Earth Song”.
Rrëfimi i Bigi-t për angazimin në çështjet klimatike erdhi në të njëjtën ditë me mbajtjen e samitit COP26 në Skoci, për të njëjtën arsye.