Lidhu me ne

Gatime

Ushqimet më të këqija për trurin

Truri është gjithë kohës në punë. Ai përkujdeset për mendimet, lëvizjet, frymëmarrjen, rrahjet e zemrës dhe shqisat. Kjo nënkupton se truri ka nevojë të ushqehet rregullisht dhe në mënyrë të pasur. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është që të përzgjidhni ushqimet më të mira dhe të shmangni ato që janë me të vërtetë të këqija.

Kjo është shumë e domosdoshme sepse gjithçka që hani, ndikon tek struktura dhe funksionet e trurit por edhe tek humori. Në këtë artikull do të zbuloni ushqimet që dëmtojnë funksionet e trurit, veçanërisht nëse konsumohen afatgjatë.

Vaji vegjetal

Këto vajra përmbajnë sasi të mëdha të acideve yndyrore omega-6, i cili nxit shfaqjen e inflamacionit në tru. Këto acide janë të shëndetshme për kockat, lëkurën dhe flokët por i bëjnë keq trurit. Në vend të këtyre vajrave duhet të përdorni alternativa të pasura me acide yndyrore omega-3 që luftojnë inflamacionin. Këto acide i gjejmë tek vaji i ullirit.

Të skuqurat

Ushqimet e skuqura jo vetëm që janë të këqija për peshën por kanë një ndikim negative në shëndetin e trurit. Studimet tregojnë se njerëzit që hanë shumë ushqime të skuqura kanë mangësi në aftësinë e të nxënit, kujtesën dhe funksione të tjera të trurit. Sipas studimeve të skuqurat nxisin inflamacionin dhe zvogëlojnë trurin.

Pijet e gazuara

Pijet e gazuara janë të mbushura me sheqer përmbajnë fruktozë, që rrit rrezikun e sklerozës në tru. Sasitë e mëdha të sheqerit shkaktojnë dëmtime të shumëta nervore.

Drithërat e rafinuar

Buka e bardhë, orizi, makarona, drithërat dhe sheqeri janë disa prej karbohidrateve që nuk duhet t’i hani me tepëricë dhe të cilat duhen shmangur në të mirë të trurit. Këto ushqime përthithen shumë shpejt në gjak duke rritur nivelin e sheqerit dhe insulinës.

Alkooli

Ekspertët sqarojnë se një gotë me verë të kuqe që pihet rrallë, është e shëndetshme për organizmin. Megjithatë, sasitë e tepruara të alkoolit mund të jenë toksike për strukturën dhe funksionet e trurit, pavarësisht moshës. Sasia e rekomanduar e alkoolit është një gotë në ditë për gratë dhe vajzat dhe dy gota në ditë për burrat./AgroWeb

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime9 orë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix10 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix10 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix10 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore11 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar11 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix1 ditë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix1 ditë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix1 ditë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Facebook