Lidhu me ne

Radar

HABERET E BLLOKUT/ Rushaj, njeriu i përputhjes Basha-Rama

Arben Rrozhani

Alfred Rushaj u bë protagonist në fundjavë pasi iu zbulua një sms drejtuar deputetëve të PD-së që të votonin pro dhe më pas të abstenonin për eurobondin 700 milionë euro që do të marrë qeveria për të larë borxhin publik dhe për ca punë të tjera të qeverisë.

Mesazhi ishte një orientim politik që kryetarët e grupeve kanë bërë historikisht me deputetët, por kjo e bërë nga kreu i grupit të PD-së u cilësua dyfytyrësia e PD-së, e cila, nga njëra anë sulmon qeverinë dhe dënon borxhet, nga ana tjetër i miraton (duke abstenuar), duke mos patur guximin politik t’i votojë kundër.

Lulzim Basha nuk i ka fshehur ambiciet për të bashkëpunuar ngushtë me Edi Ramën. Jo vetëm për Reformën Zgjedhore apo atë Territoriale, por edhe në ndarjen e pushteteve në instucionet e pavarura.

Alfred Rushaj është njeriu përfekt që i duhet Bashës për t’u përputhur me Ramën, në rrafshin politik dhe institucional. 48-vjeçari prej vitit 1997 është rehatuar në qeverisjet e majta dhe të djathta, duke qenë në role hije, por që kanë patur shumë peshë në “nëntokën” e qeverisjes.

Nga viti  1997 deri 2005, kur u rikthye Berisha në pushtet, Rushaj mbajti disa pozita  menaxheriale dhe ekzekutive në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), apo Kryetari i Bordit Mbikëqyrës të OSSH-së, Anëtar i Bordit të Drejtorëve të OST, Anëtar i Bordit të Drejtues për Agjencinë e Burimeve Natyrore (AKBN).

Ishte koha e artë kur KESH po bënte tendera të blerjes së energjisë ku luheshin qindra milionë dollarë dhe ku akuzoheshin zyrtarët nga kryeministri deri te zyrtarët e energjetikës se kishin përfituar fonde të shumta publike.

Rushaj ishte në këtë rreth zyrtarësh kur më 16 shkurt 2002, policia e kryeqytetit, pas kërkesës së prokurorisë, arrestoi ish-drejtorin e përgjithshëm të Korporatës Energjitike Shqiptare (KESH), Arben Kruja. Duke përfituar nga kriza e rëndë e energjisë këto vitet 2000-2002, KESH, kishte menaxhuar qindra milionë dollarë për blerjen e energjisë, duke paguar çmime më të larta së vendet e tjera fqinje për të njëjtën sasi energjie dhe se blerjet u realizuan drejtpërdrejt dhe pa garë publike.

Këto akuza kishin nisur politikisht në mbledhjet e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues (KPD) të PS-së nga Nano për Metën, që në vitin 2000, por Rushaj i mbijetoi kësaj furtune në biznesin qeveritar që prodhoi “lojtarë bursash” si Andis Harasani (ish-drejtor i KESH-it) dhe fonde të shumta që do të mbështesnin krijim e partive të reja si LSI-ja, në vitin 2004.

Rushaj, madje u përfshi në qeverisjen e Berishës si zëvendësministër i Financave në vitet 2009-2013 dhe me të lidhet edhe një skandal emërimi, a i Valdrin Pjetrit, kandidatit të Ramës për Shkodrën në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, por që u tërhoq pasi iu zbulua e shkuara e errët në Itali. Ai ishte emëruar në postin e drejtorit të aseteve të antimafias, në kohën e qeverisjes së Berishës, falë ndërhyrjes së Rushajt, mik me babain e Vladrinit, Luigj Pjetrin, ish-nëndrejtor jetëgjatë në KESH. Por edhe pse kjo u bë publike dhe PD ka bërë padi për 30 qershorin, Basha e futi Rushajn në listen e sigurtë të PD-së për 25 prillin, duke e bërë deputet dhe prej shtatorit edhe kryetar të grupit parlamentar, si njeriu që përshtatet dhe përputh kaq mirë qeverisjet PS-PD dhe pse jo edhe Ramën me Bashën./Shekulli.com.al

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Mix7 orë më herët

Djali i Kourtney Kardashian u përgjigjet për herë të parë thashethemeve se babai i tij është Justin Bieber

Reign Disick, djali 10-vjeçar i Kourtney Kardashian dhe Scott Disick, ka reaguar për herë të parë për thashethemet e përhapura...

Mix7 orë më herët

Gisele Bündchen shfaq linjat elegante vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë

Gisele Bündchen, vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë, tregoi linjat e saj elegante teksa po shijonte...

Mix7 orë më herët

Martesa e Alec dhe Hilaria Baldwin në krizë pas përplasjes në tapetin e kuq

Martesa e Hilaria dhe Alec Baldwin duket e tensionuar pas një shkëmbimi të tensionuar në tapetin e kuq në fillimin...

Mix7 orë më herët

Parandalimi i diabetit me anë të ushqimeve – Dieta e saktë që ju duhet

Diabeti është ndër sëmundjet më të përhapura dhe shqetësuese, e përhapur me shpejtësi në të gjithë globin. Kjo sëmundje shfaqet...

Radar8 orë më herët

1 izraelit i rrëmbyer nga HAMAS baraz me zhdukjen e një popullsie

Ata kanë vrarë, ndaj edhe ne do t’i shfarrosim! 69% e ndërtesave të shkatërruara, 48 mijë të vrarë në Gaza...

Mix8 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Kritike8 orë më herët

Debatet idiote në TV shqiptare dhe përgjegjësia e moderatorëve

Nga Artan Fuga Dosja media! E dinë gazetarët dhe gazetaret e televizioneve, sidomos moderatorët e emisioneve që marrin në intervistë...

Mix8 orë më herët

Një histori me kullën Eiffel

Kulla Eifel ose siç e quajnë ndryshe francezët “La Tour Eiffel” është një nga monumentet më të njohura në botë....

Mix9 orë më herët

Gjesti pështyn Eglin në fytyrë? Pamjet bëhen virale në rrjet

Një incident i papritur ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke shkaktuar një valë reagimesh të forta...

Facebook