Radar
Presidenti Biden ‘dremit’ në Konferencën e Klimës në Skoci, videoja bëhet virale
“Presidentët – ata janë njësoj si ne”. Mediat sociale shpërthyen të hënën kur u shfaq një video virale që tregonte Presidentin Biden duke dremitur gjatë fjalimeve të hapjes në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike 2021.
78-vjeçari Biden, i cili paralajmëroi pjesëtarët e shërbimit ushtarak këtë verë se zyrtarët e lartë të Pentagonit i konsiderojnë ndryshimet klimatike si “kërcënimin më të madh” për sigurinë kombëtare të Amerikës në vitet e ardhshme, qëndronte me krahët e tij të kryqëzuara, teksa dukej se binte dhe zgjohej nga gjumi në videon e shpërndarë nga gazetari i Washington Post, Zach Purser Brown.
“Biden duket se bie në gjumë gjatë fjalimeve hapëse të COP26,” shkroi Purser Brown në përshkrimin e një videoje që tregonte Biden duke mbyllur sytë për periudha të gjata kohore përpara se një ndihmës t’i afrohej me një lloj mesazhi. Biden u pa gjithashtu duke fshirë sytë dhe videoja u bë shpejt virale.