Radar
Ndërron jetë aktorja e njohur turke Semra Dinçer, vuante nga kanceri
Aktorja turke, Semra Dinçer ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare. Aktorja, e njohur më së shumti për shqiptarët me rolin e saj në “Kuzey Guney” vuante nga kanceri në mushkëri. Lajmin e trishtë e bëri me dije këngëtari Haluk Levent në llogarinë e tij në rrjetet sociale.
“Sapo humbëm aktoren tonë Semra Dinçer. Ngushëllime fansave të saj.”, ka shkruar mes të tjerash Levent. Dinçer ka luajtur në 42 filma dhe seriale, më i fundit ishte Nusja nga Stambolli, që është transmetuar dhe në vendin tonë.
Dinçer u bë e njohur për publikun shqiptar për interpretimin e saj në serialin Kuzey Güney.