Mix
Brad Pitt akuzon Angelina Jolie se po përdor fëmijët për vëmendje
Brad Pitt dhe Angelina Jolie i dhanë fund martesës së tyre disa vite më parë, mirëpo duket se ata janë në një luftë të vazhdueshme për fëmijët e tyre.
Së fundmi, Angelina ka dale në eventet e filmit në të cilin ajo ka luajtur “The Eternals”. Krahas saj në këto evente ne tapetin e kuq kanë qenë dhe fëmijët e tyre. Mirëpo, për Pitt kjo është një përdorje e fëmijëve nga ana e saj.
“Angelina po përdor fëmijët”, tha një burim i afërt me Pitt për The Post.
“Është e vështirë të kuptohet se si kjo sjellje është në interesin e tyre më të mirë. Brad kurrë nuk i nxjerr fëmijët publikisht dhe ai rrallë flet për ta.” Nga ana tjetër, njerëzit e afërt pranë Angelinës pretendojnë se fëmijët “janë shumë të pavarur, ata nuk bëjnë gjëra që nuk duan t’i bëjnë.”