Radar
Imami shqiptar mesazh kundër Halloween: Mos e shëmtoni krijimin e Zotit
Prej disa vitesh tashmë festa e të vdekurve, apo Halloween, festohet edhe në vendin tonë.
Lokalet e natës dekorohen ndërsa mbushen plot me të rinj e të reja që festojnë deri në orët e vona.
Gjithashtu në disa qytete shqiptare, fëmijët e maskuar si personazhe filmash horror apo superheronj, trokasin në datën 31 tetor në dyert e shtëpive duke kërkuar karamele.
Megjithatë drejtues religjozë nuk e përkrahin këtë festë. Personalitete të fesë ortodokse në Shqipëri janë shprehur kundër kësaj feste.
E po ashtu edhe imami i njohur Ahmed Kalaja, ku përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan:
“Mos e shëmtoni krijimin e Zotit, lërini fëmijët ashtu në natyrshmërinë e tyre të bukur siç i ka krijuar Zoti”. Kalaja poston edhe këtë foto ilustruese të transformimit të një fëmije.