Lidhu me ne

Mix

Kuriozitete / Shkencërisht, sa kohë duhet për të rënë në dashuri?

Shkencërisht, sa kohë duhet për të rënë në

Ne flasim për ndjenjën e kimisë tek njerëzit, fluturat në stomak dhe krijimin e ndjenjës së pasionit. Por si formohet dashuria e vërtetë? Kalimi nga pëlqim në atë që ne e njohim si të biesh në dashuri mund të varet nga shumë faktorë. Së pari, ne e dimë se dy njerëz kanë një shans më të madh për t’u dashuruar nëse jetojnë afër njëri-tjetrit dhe nëse e shohin shpesh njëri-tjetrin. Kjo afërsi i bën njerëzit më të prirur për të krijuar dhe ndërtuar marrëdhënie romantike.

Por sa kohë mund t’u duhet njerëzve që të bien në dashuri? Duke folur shkencërisht, është një pyetje tepër e vështirë për t’iu përgjigjur…

Sa kohë duhet për të rënë në dashuri?

Fatkeqësisht, edhe ekspertët nuk mund të vendosin një afat kohor të saktë për këto gjëra. Është një fushë e rrallë ku shkencëtarët nga të gjithë disiplinat bien dakord: nuk ka një numër të caktuar ditësh, vitesh apo stinësh për të rënë në dashuri.

Dr Sandra Langeslag, një neuroshkencëtare e sjelljes në Universitetin e Misurit, thotë se edhe pse ne mund të matim nivele të ndryshme të dashurisë në çifte me kalimin e kohës, është e vështirë të përcaktojmë se kur shfaqen fillimisht këto ndjenja.

“Ne mund të vëzhgojmë ndryshime në dashuri me kalimin e kohës. Ne e dimë se dashuria zvogëlohet relativisht shpejt me kalimin e kohës. Edhe pse nuk kemi një numër të fortë, por fluturat në stomak, ato ikin. Kjo mund të zhvillohet në lidhje, dhe ka gjithashtu të dhëna që tregojnë se lidhja zvogëlohet me kalimin e dekadave tek çiftet e martuara”, shton ajo.

A është e vërtetë dashuria me shikim të parë?

Ndërsa kjo nuk është diçka që mund ta matim lehtësisht, Langeslag thotë se ka të ngjarë që dashuria me shikim të parë të ekzistojë thjesht sepse njerëzit raportojnë se ekziston.

“Disa njerëz do të bien në dashuri ndoshta vetëm një herë në jetën e tyre. Disa njerëz dashurohen shumë herë. Ka dallime të mëdha individuale në atë se sa shpejt njerëzit bien në dashuri, sa shpesh janë të dashuruar ose nëse dashurohen apo jo fare”, thotë Langeslag.

Në vitin 2014, studiuesit nga Universiteti i Çikagos u përpoqën të vënë në provë dashurinë me shikim të parë. Ata u treguan pjesëmarrësve një sërë imazhesh dhe gjurmuan lëvizjet e syve të tyre. Ndërsa ata nuk mund ta përcaktonin saktësisht fenomenin, shkencëtarët ishin në gjendje të dallonin midis modeleve të syve të lidhur me epshin dhe dashurisë romantike.

Sipas Langeslag, dashuria me shikim të parë nuk garanton që një romancë të zgjasë.

“Tërheqja i ndihmon njerëzit të lidhen dhe të riprodhohen, por dashuria dhe lidhja i ndihmon njerëzit të qëndrojnë së bashku dhe, në aspektin evolucionar dhe të kujdesen më mirë për fëmijët e tyre,” thotë Langeslag.

MË TEPËR

Sport4 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix4 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix4 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix4 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix4 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix4 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix5 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix5 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix5 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix5 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook