Lidhu me ne

Mix

Kuriozitete / Pse biem në dashuri?

Pse njerëzit bien në dashuri?
Pse njerëzit bien në dashuri?

Në nivelin më bazik, dashuria ka të bëjë me mbijetesën, atë të individit dhe specieve. Njerëzit janë shumë bashkëpunues. Ne duhet të bashkëpunojmë që të mbijetojmë, të fitojmë njohuri dhe të rrisim pasardhësit tanë që janë shumë të varur prej nesh. Por bashkëpunimi nuk është diçka e lehtë.

Në një botë ideale ne do të jetonim të lumtur në vetmi, duke bërë atë që duam dhe kur të duam, duke mos pasur aspak nevojë që të merrnim parasysh nevojat apo kërcënimet e të tjerëve. Jeta në grup do të thotë se ne duhet të konkurrojmë për burime, të koordinojmë lëvizjet tona, të ekzistojmë brenda një hierarkie, dhe të sigurohemi që të jemi vigjilentë ndaj atyre që mund të na gënjejnë, mashtrojnë dhe vjedhin.

Pra, çfarë ka lindur bashkë me evolucionin, që na nxit ne që të fillojmë dhe më pas të investojmë në këto marrëdhënie, që janë jetike për mbijetesën, pavarësisht kostove të tyre? Dashuria.

A është dashuria vetëm një reaksion kimik?

Dashuria ka evoluar për të na “korruptuar”që ne t’i fillojmë dhe t`i mbajmë ato marrëdhënie –me të dashurit, fëmijët, familjen dhe miqtë -nga të cilët ne kërkojmë thjesht të qëndrojnëgjallë dhe të përjetësojnë gjenet tona. Dhe ky “ryshfet biologjik” vjen në formën e një grupi prej 4 neurokimikatesh që mbështesin tërheqjen dhe dashurinë:oksitocina, dopamina, serotonina, dhe beta-endorfina.

Oksitocina është e rëndësishme gjatë tërheqjes pasi ul frenimin që mund të ndjejmë për fillimin e marrëdhënieve të reja duke qetësuar amigdalën, qendrën e frikës në trurin tuaj, gjëqë do të thotë se jeni të sigurt kur i afroheni një njohjeje të re.

Dopamina çlirohet gjithmonë në të njëjtën kohë me oksitocinën. Është kimikati i shpërblimit të trupit tuaj, dhe çlirohet sa herë që bëni diçka që ju pëlqen. Në këtë rast, ju shpërblen për besimin tuaj, si dhe për punën me oksitocinën për ta bërë më plastik trurin tuaj – duke ju dhënë mundësi të mësoni përmendësh fakte të reja rreth këtij personi të ri – dhe si hormoni i forcës, i motivon njerëzit t’u afrohen atyre që duan.

Këto kimikate veprojnë kryesisht në zonën limbike të trurit, në thelbin e tij të pavetëdijshëm. Kjo për shkak se tërheqja, apo epshi, është fillimisht një ndjesi thjesht instinktive dhe e pavetëdijshme. Ulja e serotoninës çliron elementin obsesiv të dashurisë.

Në dallim nga kimikatet e tjera, serotonina bie në fillim të një marrëdhënieje, dhe kjo është arsyeja pse mendja tenton të mbingarkohet me mendime mbi dashurinë tuaj të re.Dhe së fundmi kemi beta-endorfinën. Ky është hormoni i dashurisë afatgjatë.

Njerëzit mund të jenë në marrëdhënie për dekada të tëra dhe sidomos oksitocina nuk është aq e fuqishme sa ta mbështesë dashurinë në planin afatgjatë. Më tej, oksitocina lëshohet kryesisht në sasi të konsiderueshme vetëm në situata që lidhen me dashurinë seksuale dhe riprodhuese, gjë që do të thotë se ajo nuk është në gjendje të mbështesë miqësinë, një lidhje njerëzore kyçe dhe jetike për mbijetesën.

Por beta-endorfina mundet dhe funksionon pasi është një opiat, ashtu si heroina apo morfina. Ashtu si heroina, edhe ajo është një hormon problematik. Ajo funksionon sepse ne bëhemi të varur nga ata që duam si burimi i opiateve tona, dhe kur jemi të ndarë ndihemi shumë keq,gjë që na motivon të rikthehemi tek ata që duam për një tjetër moment euforik.

Për shkak se beta-endorfina e mbështet ndjenjën e dashurisë, dhe jo atë të epshit, vihen në funksion të dyja zonat e pavetëdijshmja dhe e vetëdijshmja e trurit (përkatësisht zona limbike dhe korteksi).

Kjo do të thotë se njerëzit mund ta përjetojnë dashurinë si një nxitje apo si një emocion instinktiv që përfshin epshin, zemërimin ose kënaqësinë. Por edhe si një proces i ndërgjegjshëm që përfshin reflektim, besim, empati, vëmendje dhe planifikim. /– Bota.al

MË TEPËR

Sport13 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix14 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix14 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix14 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix14 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix14 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix14 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix15 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix15 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix15 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook