Mix
Alec Baldwin flet për herë të parë publikisht pas ngjarjes tragjike në xhirime
Alec Baldwin ka folur në publik për herë të parë publikisht pas vrasjes aksidentale të kineastes Halyna Hutchins në shesh xhirimi disa ditë më parë. Duke folur me gazetarët, aktori tha se do të ishte në favor të kufizimit të përdorimit të armëve të zjarrit në të ardhmen në prodhimet filmike për të mbrojtur sigurinë e njerëzve.
Ai tha se policia e kishte urdhëruar që të mos fliste derisa hetimet të jenë duke vazhduar. Prokurorët thonë se nuk e kanë përjashtuar mundësinë e ngritjes së kallëzimeve penale për rastin. Kineastja Hutchins, 42 vjeç, u qëllua në xhirimet e filmit ‘Rust’ në shtetin amerikan të Neë Mexicos, kur Baldëin qëlloi pa ditur se arma ishte e mbushur me plumb të vërtetë. Regjisori i filmit, Joel Souza, u plagos në shpatull.
“Ajo ishte shoqja ime. Ditën që mbërrita në Santa Fe dhe fillova të xhiroja, e çova në darkë me Joelin,” u tha Baldwin fotografëve që e kishin ndjekur atë dhe familjen e tij në shtetin e Vermontit.