Kioske
Moderatori rikthehet në fëmijërinë e tij.
Ledion Liço ka thënë gjatë programit ‘Live from Tirana’ në Top Albania Radio, se ‘më mirë shes qepë në Ersekë, se bëj televizion‘. Këtë e ka shprehur gjatë një bisede me Gazmend Pajën, lidhur me temën ‘Çfarë do të ndryshonit nëse e nisnit jetën nga fillimi’.
Kësaj i është rikthyer me ironi me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku ka postuar një fotografi nga vegjëlia e tij, ku shkruan: ‘Ersekë 1994, sezoni i parashitjes së qepëve’. Aty shfaqet me një këmishë, kollare, dhe një jelek. ‘Po ti paske lindur me kollare!’ ka komentuar Xhemi Shehu, e cila gjithashtu ka qenë pjesë e bisedës në këtë emision. Moderatorja e ‘Wake Up, Mira Kazhani, i ka shkruar: ‘E pabesueshme, që atëherë ke stil’ ‘S’kisha këmishë, po kollare kisha ama’ është përgjigjur Ledioni me shaka.
Ledion Liço ka lindur në Ersekë në 13 qershor të 1986-ës. Kur ishte ende adoleshent, ai mori pjesë në spektaklin e talenteve ‘Pole Position’ në Top Channel, ku pasi u shpall fitues, do të vijonte karrierën e gjatë në radio e televizion në Top Media, ku tashmë do të jetë në rolin e autorit të Top Music Awards
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu