Mix
Kendall Jenner kapet mat nga paparacët, foto duke dalë nga kirurgu plastik kthehet virale

Kendall Jenner dhe fotoja e saj me një maskë në fytyrë po bën xhiron e rrjetit. Ajo është parë duke dalë nga zyra e një kirurgu plastik, ndërsa në qendër të vëmendjes ka qenë maska e bardhë që i mbulonte të gjithë fytyrën.
Fotot e modeles së famshme janë publikuar nga “The Sun”, ku thuhet se edhe Kendall doli ashtu në publik, pasi dhe motrat e saj, Kim Kardashian, Khloe dhe Kylie Jenner, kanë pranuar hapur se kanë bërë ndërhyrje estetike.
Ylli i “The Keeping Up With the Kardashians” u kujdes që ta mbante kokën ulur teksa po dilte nga ndërtesa ku ka zyrën kirurgu plastik, Jason B Diamond.
25-vjeçarja kishte mbuluar plotësisht fytyrën e saj me një maskë të bardhë kolagjeni, ndërsa vihet re se kishte vendosur një palë syze dielli të errëta.