Lidhu me ne

Radar

Mero Baze elozhe Lulzim Bashës/ Lideri që po bën PD perendimore

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Nga Mero Baze

Lulzim Basha ka bërë sot një akt të fortë politik, i ngjashëm edhe pse jo i njëjtë për efektin brenda partisë, me atë që bëri javën e parë të shtatorit kundër Sali Berishës. Ai ka distancuar sot Partinë Demokratike nga Ilir Meta. Ky është një vendim i rëndësishëm politik, i cili i jep më në fund PD, një rol politik, lidhur me distancimin ndaj vijës antiamerikane në Shqipëri.

Distancimi nga Ilir Meta i jep dhe më shumë kuptim distancimit nga Sali Berisha, pasi jo vetëm zgjeron boshtin e mbështetjes së PD ndaj SHBA dhe orientimit perëndimor të saj, por i jep fund dhe qorrsokakut politik ku Berisha e Meta po kërkojnë të fusin opozitën drejt një partie “sovraniste”, antiperëndimore, që të përdoret për interesat e tyre personale.

Ilir Meta prej gati dy vitesh dhe Sali Berisha prej prillit të këtij viti, po përpiqen të devijojnë boshtin politik të PD dhe të spostojnë orientimin perëndimor të saj duke e zëvendësuar me”sovranizimin” dhe mos ndërhyrje në punët e Shqipërisë të SHBA apo Bashkimit Evropian edhe pse PD e ka në preambulën e statutit të saj, orientimin euroatlantik të Shqipërisë.

Përfshirja dhe e Ilir Metës në listën e figurave politike ndaj të cilave distancohet Basha në emër të PD, në të vërtetë është fillimi i një ndarje historike të PD nga qorrsokaku ku po tentojnë ta fusin Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Beteja e PD me Berishën dhe Metën nuk është betejë statuti, apo rregullash të brendshme, siç po tenton Berisha të spekulojë, por është betejë për orientimin e ardhshëm të tyre si parti properëndimore apo parti izolacioniste.

Këto janë dy parti shumë të ndryshme dhe janë prezente kudo ne Lindje si parti minore. Ajo që bën Berisha dhe Meta nuk janë të paligjshme për pluralizmin në Shqipëri, por janë të paligjshme dhe të rrezikshme për të ardhmen e PD, kur bëhen ne emër të saj.

Sali Berisha që ankohet se Lulzim Basha nuk respekton procedurat administrative brenda PD, apo gjen shembuj qesharakë individësh “të persekutuar” nga Basha për shkelje statuti, në fakt po flet foltore më foltore për një statut të ri të një partie, për orientim antiperëndimor të partisë dhe një ideologji te re politike. Nuk është ajo e PD. Ai po flet si kryetar i një partie të re,.

Akti i sotëm i Lulzim Bashës i heq PD dilemat nëse do të transformohet në një parti të Sali Berishës dhe Ilir Metës apo të vazhdojë rrugën për të cilën është themeluar, si partia e parë properëndimore në Shqipëri.

Përjashtimi i Ilir Metës nga aleanca me PD, edhe pse nuk është dramatik, siç ishte përjashtimi i Sali Berishës, edhe pse u shoqërua me më shumë të qeshura se të qara, është po aq i rëndësishëm sa ai, pasi zgjeron shtratin e një vendimi të marrë jo për interesa personale, siç është vendimi ndaj Sali Berishës, por për interesin themelor të PD dhe të ardhmen e saj në historinë e këtij vendi. Dhe për ta kuptuar këtë, shikoni se si të gjithë merren me “Trekëndëshin e Bermundës” meqë ka shtuar dhe Ramën, dhe jo me faktin që ka përjashtuar Ilir Metën nga bashkëpunimi me PD.

Unë në fakt kisha shkruar muaj më parë, po me humor, se Basha do të distancohej nga pesëkëndëshi, Rama-Berisha-Meta-Doshi-Rakipi. Por nga të pestë këta, katër mund të qeshin, por Ilir Metës nuk i duket për të të qeshur.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Temporal2 ditë më herët

“Pse u ndërtuan 230 mijë bunkerë në Shqipëri” – Flet ish-koloneli: Mbrojtja e Shqipërisë ishte unike në botë

Koloneli Foto Duro i cili ka shërbyer për rreth 35 vjet në Forcat e Armatosura Shqiptare, i ftuar në emisionin...

Radar2 ditë më herët

Treshja e frikshme! Gazetari tregon vrasësit me pagesë më të rrezikshëm në Shqipëri

Julian Sinanaj Sipas gazetarit Ferdinand Dervishi, tre janë vrasësit me pagesë më të rrezikshëm në Shqipëri. Ai tha se Enver...

Mix2 ditë më herët

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë?

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë? Drithëra jashtëzakonisht të gjithanshme, të përshtatshme për çdo kohë të ditës. Në mëngjes,...

Radar2 ditë më herët

Pse Ilir Meta nuk pranon ta takojë në burg Monika Kryemadhin?

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha në një intervistë me shkrim nga burgu 313, për emisionin “Now” në...

Kryesore2 ditë më herët

Ose Sy i keq, ose Dikush sjell ters përherë

Marrëveshja me Shqipërinë shndërrohet ne katastrofë politike për Melonin. Kështu shkruan gazeta “The Guardian” që cilëson se marrëveshja e imigrantëve bie në...

Mix3 ditë më herët

Ekspozita e Huntington, paralajmërimet e ndryshimit të klimës në pikturat e shekullit të 19-të

Një ekspozitë e re në Bibliotekën Huntington, Muzeun e Artit dhe Kopshtin Botanik, afër Los Anxhelosit, titulluar “Storm Cloud: Picturing...

Mix3 ditë më herët

Pedro Pascal prezanton ‘Gladiator 2’ bashkë me motrën e tij trans

Lux zgjodhi një fustan të zi me një bisht të gjatë dhe një prerje shumë të guximshme anash. Pedro dhe...

Mix3 ditë më herët

Çfarë do ndryshojë me ardhjen e Trusk (Trump + Musk)

Pasi komunikimi është dobësuar, gjyqësori është frenuar, intoleranca është përhapur dhe legjitimuar me fjalë që deri dje nuk thuheshin, ne...

Mix3 ditë më herët

Arra apo bajame, cilat janë më të mira për shëndetin?

Kur bëhet fjalë për frutat e thata, arrat dhe bajamet janë ndër varietetet më të vlerësuara, si në kuzhinë ashtu...

Mix3 ditë më herët

Cili është ndryshimi midis Miss Universe dhe Miss World?

Një nga konkurset më të rëndësishme të bukurisë në botë do të zhvillohet këtë fundjavë. Kjo është Miss Universe. Konkursi,...

Facebook